☁️
Tiranë 15°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 98.99 ▼2.36%
ARI 4,774 ▲2.03%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,269 ▲ +2.31% ETH $2,124 ▲ +3.51% XRP $1.3526 ▲ +2.77% SOL $82.8500 ▲ +2.45%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 98.99 ▼2.36 % ARI 4,774 ▲2.03 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 98.99 ▼2.36 % ARI 4,774 ▲2.03 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Bota

Refugjatët “përmbytin” Slloveninë, 12.000 persona në 24 orë

Komisioneri europian për Emigracionin, Dimitris Avramopoulos, ndodhet në Slloveni për të diskutuar krizën e refugjatëve me autoritetet e vendit të vogël ballkanik, që thotë se nuk po e përballon dot situatën e krijuar, e për këtë arsye kërkon ndihmën e BE-së. Më shumë se 12.000 refugjatë kanë vërshuar atje përgjatë 24 orëve të fundit, të dhëna këto të ofruara nga zyrtarë të policisë.

Në qoftë vërtetë kështu, kjo shifër përbën një rekord që kapërcen edhe numrin e emigrantëve që kanë hyrë në Hungari gjatë muajit shtator, kur llogaritet të ketë qenë dhe piku i krizës në atë vend. Nga të gjitha shtetet e rrugës migratore ballkanike, Sllovenia me 2 milionë banorë është më e vogla dhe fluksi i të ardhurve i ka shkaktuar goxha pështjellim. Që në orët e para të mëngjesit të sotëm, më shumë se 1.000 azilkërkues ishin ngjeshur në pikën kufitare Spielfeld, ku bëhet grumbullimi i refugjatëve e kalimi në Austri. Në kampet sllovene të pritjes, gjendja është mjaft e tensionuar. Shpërthimi i një zjarri, origjina e të cilit nuk dihet me saktësi, shkatërroi gati 27 tenda në Brezicën e ndodhur në kufi me Kroacinë.

Tashmë, vendi i është drejtuar bllokut europian për ta ndihmuar të kontrollojë vërshimin e emigrantëve të ardhur nga shteti fqinj. “I kemi kërkuar anëtarëve të BE-së njësi policore shtesë sepse ne vetë nuk e përballojmë dot situatën”, pohoi ministrja e brendshme Vesna Gyorkos Znidar për TV Slovenia, e duket se dhe komisioneri Avramopulos rrugëtimin e sotëm drejt Sllovenisë e ndërmori pikërisht me qëllimin të shohë nga afër vështirësitë e shtetit ballkanik e ato të emigrantëve.

Efekti domino i asaj çfarë kanë përjetuar së fundi Sllovenia e Kroacia nisi javën e kaluar me mbylljen e kufijve të Hungarisë. Kryeministri i saj Viktor Orban, jo vetëm nuk tërhiqet nga vendimi i tij, por sot i bëri thirrje liderëve europianë të ndryshojnë politikat e emigracionit e të përfshijnë votuesit në diskutimet mbi të ardhmen e Kontinentit të Vjetër, në të kundërt, sipas tij, do të gjenden përballë një krize të thellë politike e kërcënimit të rendit demokratik.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.