☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 05 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $67,175 ▲ +0.43% ETH $2,061 ▲ +0.46% XRP $1.3120 ▼ -0.32% SOL $80.6300 ▲ +0.52%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
05 Apr 2026
Breaking
Rajoni

Refugjatët, Sllovenia, masa për mbylljen e “rrugës ballkanase”

dSllovenia ka prezantuar masa të reja kufitare për të reduktuar numrin e emigrantëve në kufi, në kuadër të përpjekjeve për të mbyllur rrugët ballkanase nga Greqia drejt Europës Perëndimore.
Vetëm emigrantët që planifikojnë të kërkojnë azil në vend, ose ata që kanë nevoja humanitare urgjente do të lejohen të hyjnë.
Në reagim ndaj këtij veprimi, Serbia ka deklaruar se do të mbyllë edhe ajo kufijtë e saj me Maqedoninë dhe Bullgarinë për emigrantët pa dokumente të vlefshme.
Sllovenia, që është vend anëtar i BE-së, është përdorur si tranzit nga emigrantët për të arritur Gjermaninë dhe shtete të tjera europiane.
Por kryeministri slloven Miro Cerar deklaroi të martën se rruga ballkanase tashmë është tërësisht e mbyllur. Europa po përballet me krizën më të rëndë të refugjatëve që prej Luftës së Dytë Botërore.
Vitin e kaluar mbi 1 milion njerëz hynë ilegalisht në BE përmes detit, shumica e të cilëve sirianë që largoheshin nga lufta në vendin e tyre. e ardhmja e lëvizjes Schengen është vënë në dyshim.
Tetë vende anëtare, mes të cilave Austria, Hungaria dhe Sllovakia kanë përforcuar kontrollet në kufi, duke lënë mijëra emigrantë të bllokuar në Greqi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.