☀️
Tiranë 24°C · Kthjellët 19 June 2026
S&P 500 7,501 ▲1.08%
DOW 51,565 ▲0.14%
NASDAQ 26,518 ▲1.91%
NAFTA 75.97 ▲0.16%
ARI 4,156 ▼2.11%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199 EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199
₿ CRYPTO
BTC $62,609 ▼ -2.13% ETH $1,694 ▼ -2.11% XRP $1.1291 ▼ -3.26% SOL $68.4100 ▼ -3.69%
S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 75.97 ▲0.16 % ARI 4,156 ▼2.11 % S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 75.97 ▲0.16 % ARI 4,156 ▼2.11 %
EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199 EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199
19 Jun 2026
Breaking
Kronika

Refuzoi shkarkimin e gjyqtarëve, Qeveria: KLD po mbron korrupsionin!

Ministria e Drejtësisë ka reaguar një ditë pas vendimit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, që rrëzoi tre kërkesat e këtij institucioni për shkarkimin e tre gjyqtarëve.
Ministrja Etilda Gjonaj e quajti të turpshëm vendimin e KLD-së dhe akuzoi këtë institucion se po bëhet palë në mbrojtjen e interesave personale të gjyqtarëve dhe jo të publikut.

“KLD, si organ kolegjial ka dështuar në garantimin e llogaridhënies së gjyqtarëve dhe është kthyer në një strukturë mbrojtëse të interesave personale të gjyqtarëve”, tha ministrja e Drejtësisë.

Gjonaj risolli në kujtesë rastin e tre gjyqtarëve. E nisi me Petraq Currin, gjyqtar në Gjykatën e Durrësit.

“KLD refuzoi të shkarkonte një gjyqtar të Gjykatës së Durrësit (Petraq Curri), që në mënyrë diskredituese la të lirë dhe mundësoi arratisjen e një personi me rrezikshmëri të lartë shoqërore që kërkohej nga Italia”, tha ajo.

Më pas vazhdoi me gjyqtarin e Fierit, Ergys Selmani.

“KLD refuzoi shkarkimin e një gjyqtari (Ergys Selmani) që për shkak të mosarsyetimit tejet të dyshimtë të vendimit të urdhrit të mbrojtjes në kohë, solli humbjen tragjike të jetës së një gruaje prej duarve të bashkëshortit të saj”, shtoi ministrja.

E në fund, përmendi gjyqtarin e Gjykatës Administrative të Vlorës, Ken Dhima.

“Refuzoi të shkarkonte nga detyra një gjyqtar të Gjykatës Administratives në Vlorë (Ken Dhima), me plot 212 vendime të arsyetuara me vonesë, 85 janë arsyetuar përtej afatit 5-mujor nga data e shpalljes duke cenuar në mënyrë të rëndë interesat e qytetarëve në proceset gjyqësore”, tha Gjonaj.

Për ministren, dita e hënë do të hyjë në ditët e zeza për drejtësinë shqiptare.

“Nxorri në pah sfidën e madhe që kemi përpara për të përmbysur sistemin e kalbur të drejtësisë. Kam besim që me zbatimin pa kompromis të reformës në drejtësi, vendime si ato të djeshmet do të mbeten pjesë e historisë së padenjë të një sistemi që po i vjen fundi”, deklaroi ministrja.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.