☁️
Tiranë 12°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,696 ▲ +0.98% ETH $2,264 ▲ +0.9% XRP $1.2549 ▲ +0.11% SOL $96.0900 ▲ +0.53%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
01 Nën 2026
Breaking
Politika

“Publiku duhet ta dijë se kush trokiti”- Ligji i ri për lobimin, Komisioneri: T’i japim dritë një mjedisi që shpesh s

Kuadri i ri ligjor për lobimin në Shqipëri, ishte fokusi i takimit që organizoi Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Komisioneri Besnik Dervishi theksoi se kuadri i ri për lobimin synon të rrisë transparencën mbi mënyrën se si interesa dhe aktorë të ndryshëm ndërveprojnë me vendimmarrjen publike.

“Kur përmendet fjala Lobim, shpesh krijohet përshtypja se biseda kryhet në korridor të errët, mundësisht edhe me perde të rënda e të mbyllura. Kuadri i ri ligjor, por edhe objektivi ynë, është t’i japë dritë këtij mjedisi dhe të kemi një marrëdhënie të institucionalizuar”, u shpreh Dervishi.

Komisioneri nënvizoi po ashtu se publiku duhet të dijë se kush ndikon në vendimmarrje.

“Në një sistem demokratik, interesat trokasin në derën e vendimmarrjes. Por, publiku duhet ta dijë kush trokiti, për kë dhe për çfarë”, theksoi ai.

Krahas diskutimeve u prezantua edhe paketa me tetë projekt-akte nënligjore, e hartuar me ekspertizën e Këshillit të Evropës.

Aktet përcaktojnë në mënyrë konkrete funksionimin dhe administrimin e Regjistrit të Lobimit, procedurat e regjistrimit, deklarimin e veprimtarisë së lobimit, identifikimin dhe menaxhimin e konfliktit të interesit, verifikimin dhe përditësimin e të dhënave, administrimin e dokumentacionit, si dhe standardet e sjelljes. /TCH/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.