Tiranë 20°C · Pjesërisht vranët 15 Shtator 2026
S&P 500 7,586 ▼0.45%
DOW 52,093 ▼0.63%
NASDAQ 25,982 ▼0.78%
NAFTA 105.79 ▲4.34%
ARI 4,335 ▼0.4%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8558 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 91.7653 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3148 EUR/TRY 56.1678 EUR/JPY 178.34 EUR/CAD 1.6050 EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8558 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 91.7653 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3148 EUR/TRY 56.1678 EUR/JPY 178.34 EUR/CAD 1.6050
₿ CRYPTO
BTC $76,059 ▼ -3.78% ETH $2,408 ▼ -5.34% XRP $1.2929 ▼ -11.87% SOL $97.5400 ▼ -5.67%
S&P 500 7,586 ▼0.45 % DOW 52,093 ▼0.63 % NASDAQ 25,982 ▼0.78 % NAFTA 105.79 ▲4.34 % ARI 4,335 ▼0.4 % S&P 500 7,586 ▼0.45 % DOW 52,093 ▼0.63 % NASDAQ 25,982 ▼0.78 % NAFTA 105.79 ▲4.34 % ARI 4,335 ▼0.4 %
EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8558 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 91.7653 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3148 EUR/TRY 56.1678 EUR/JPY 178.34 EUR/CAD 1.6050 EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8558 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 91.7653 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3148 EUR/TRY 56.1678 EUR/JPY 178.34 EUR/CAD 1.6050
15 Sht 2026
Breaking
Politika

Protesta në ditën e 108-të, aktivisti Arben Kola kërkon përshkallëzim: Të enjten të gjithë te Parlamenti i krimit! Do k

Në protestën e ditës së 108-të para Kryeministrisë (15 shtator), aktivisti Arben Kola ka bërë thirrje për vijimin e protestave dhe rritjen e presionit publik ndaj qeverisë, duke kërkuar përshkallëzim dhe mbështetje, pasi këto javë pjesëmarrja ka qenë e ulët.

Gjatë fjalës së tij, Kola kërkoi arrestimin e zyrtarëve të lartë, duke iu drejtuar edhe Prokurorisë së Posaçme (SPAK) që të vijojë me hetimet dhe arrestimet.

Ai i bëri thirrje SPAK-ut të vijojë me arrestimet, duke e cilësuar këtë institucion si të rëndësishëm për atë që ai e konsideron çlirimin e vendit nga kapja e mafies.“I bëjmë thirrje SPAK-ut: vazhdo me arrestime. I vetmi institucion që bën të mundur çlirimin e Shqipërisë nga kapja e mafies antishqiptare, e udhëhequr nga Rama”, deklaroi aktivisti.

Kola ka bërë një thirrje për qytetarët për protestën e së enjtes, duke njoftuar se Parlamenti do të mblidhet në orën 10:00 për zhvillimin e seancës plenare.

Kola deklaroi se në këtë seancë do të kalohen me urgjencë pesë ligje, të cilat ai i cilësoi si “antishqiptare” dhe që, sipas tij, synojnë grabitjen e pasurive të shqiptarëve.

Aktivisti u bëri thirrje qytetarëve që të mblidhen para Parlamentit, duke e cilësuar atë si vendin ku të përballen me “kriminelët dhe tradhtarët”.

“Një njoftim i rëndësishëm, ditën e enjte, Parlamenti i Krimit rimblidhet sërish në orën 10:00, për të kaluar me urgjencë 5 ligje antishqiptare, që janë për grabitjen e shqiptarëve.

Prandaj, kush thotë që dua përshkallëzim, atje është sheshi, atje është mejdani, atje janë kriminelët, atje janë tradhtarët. Mos gjeni justifikime! Ditën e enjte, ora 10:00, të gjithë te Parlamenti i Krimit”, tha aktivisti.

Sipas rendit të ditës të njoftuar nga Kuvendi, deputetët do të zhvillojnë katër interpelanca urgjente me ministrat e Mjedisit, Punëve të Brendshme, Arsimit dhe Shëndetësisë, të kërkuara nga një grup deputetësh të Partisë Demokratike.

Në seancë do të realizohet edhe një interpelancë me Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, e kërkuar nga deputeti Blendi Himçi.

Në vijim, Kuvendi do të votojë disa projektligje, mes tyre ratifikimin e Konventës për Themelimin e Komisionit Ndërkombëtar të Kërkesave për Ukrainën dhe Konventën Kuadër të Këshillit të Evropës për Inteligjencën Artificiale, të Drejtat e Njeriut, Demokracinë dhe Shtetin e së Drejtës.

Në rendin e ditës janë përfshirë gjithashtu ndryshime në ligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, projektligji për dizenjot dhe ndryshime në ligjin për marrjen në kontroll të shoqërive me ofertë publike.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.