☁️
Tiranë 11°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,575 ▲0.72%
DOW 46,566 ▲0.48%
NASDAQ 21,841 ▲1.16%
NAFTA 98.85 ▼1.27%
ARI 4,787 ▼0.54%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,197 ▲ +0.09% ETH $2,151 ▲ +2.55% XRP $1.3513 ▲ +1.12% SOL $81.3000 ▼ -1.62%
S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 98.85 ▼1.27 % ARI 4,787 ▼0.54 % S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 98.85 ▼1.27 % ARI 4,787 ▼0.54 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Sporti

Renditja e FIFA-s, Shqipëria humb 4 vende, tani e 36-a

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka humbur 4 pozicione në renditjen e përgjithshme të FIFA-s për muajin Nëntor.

Kombëtarja e drejtuar nga Gianni De Biasi në renditjen e re të publikuar nga FIFA ka kaluar nga vendi 32-të në të 36-tin. Edhe pse gjatë muajit të kaluar përfaqësuesja kuqezi siguroi kualifikimin historik në Europianin ‘Francë 2016’ falë fitores 3-0 ndaj Armenisë në Yerevan, humbja ndaj Serbisë një kombëtareje që renditet më poshtë se Shqipëria i ka kushtuar skuadrës së De Biasit që në klasifikimin e ri ka rrëshkitur me 4 pozicione.

Shqipëria numëron 723 pikë në renditjen e muajit Nëntor, 32 pikë më pak se një muaj më parë. Nga ai klasifikim historik në vendin e 22-të në Botë në Gusht të këtij viti Kombëtarja Shqiptare tashmë ka humbur 14 pozicione, por kjo pak rëndësi ka sepse nëse disa muaj më parë kuqezinjtë nuk e kishin siguruar ende kualifikimin në Euro 2016, tanimë ata janë zyrtarisht pjesë e Europianit francez.

Shqiperia-ekip-para-ndeshjes-610x400-305x200 (1)Në renditjen e re të FIFA-s, Shqipëria lë pas përfaqësuese të tilla si Greqia, Polonia, Senegali e Costa Rica, ndërsa përpara përfaqësueses shqiptare pozicionohen kombëtare si Hungaria, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e Danimarka.

Në klasifikimin e muajit Nëntor spikat ngjitja nga vendi i tretë në të parin të një kombëtareje si Belgjika, që ka lënë pas vetes Gjermaninë dhe Argjentinën që ka humbur 2 pozicione. 10-shja e parë kompletohet me Portugalinë, Kilin, Spanjën, Kolumbinë, Brazilin, Anglinë dhe Austrinë. Një ngjitje të madhe ka bërë Uruguai që nga vendi i 20-të tashmë renditet i 12-ti, ndërsa Turqia pas kualifikimit në Euro 2016 si e treta më e mirë e të gjitha grupeve ka fituar plot 19 pozicione duke u ngjitur në vendin e 18-të.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.