Sporti

Reportazh/ Kur historinë e shkruan zemra e madhe e çunave të kombëtares

bbbAty ku zemra rrahu fort, ku të gjithë u bënë njësh në emer të Kombëtares, sone , aty ku çdo kush mbante në duar një flamur me ngjyrat kuq e zi .

Lumturi që i ngjan skenave te filmave hollivudiane në mos më bukur, sepse ajo që i bashkon ishte më e madhe se ajo që i ndantë. I harruam hallet për një ditë”, më tha një burrë rreth të dyzetave, i cili ndodhej përbri meje.

Festa nisi heret !!!

Mijera qytetarë u mblodhen në sheshin “Nënë Tereza” për të festuar dhe nderuar futbollistët e kombëtares, ata që gjithmonë kanë ngritur lartë krenarinë kombetare. Në fakt, festa nisi ne mëngjes, kur njerëzit në Tiranë ishin veshur me bluza me shqiponjat kuq e zi. Në kafene apo rrugë, dëgjoje të flisnin për “heronjtë”.

Ishin  çunat e kombëtares, që prekën çdo zemer shqiptari kudo në botë, ku ishte tejet e vështirë të flisje për ndonjë temë tjetër përveçse “a mbërritën çunat e kombëtares në Aeroportin “Nënë Tereza”.

Ishte e vështirë të dallojë njerëzit, pasi rrallë tek-tuk shihje ndonjë qytetar pa simbolet kombëtare.

Brohorima, duatrokitje, urime, mbushtën qiellin gri te kesaj dite. Sportadashës, të rinj e të reja, morën pjesë në koncertin e madh të organizuar nga ‘Digitalb’ në nderim të fitores së madhe e cila çoi Shqipërinë në Kampionatin Europian, ‘France 2016’.
Për “çunat e kombëtares”

Një femijë i vogël therriste me të madhe … “O sa mir me ken shqiptar ohe ohej..” Në rrëmujën e madhe e në praninë e qindrave e mijera shqiptarëve të mbledhur në atë shesh. U ndala për ta dëgjuar. Muzika sapo pushoi kur ai ndërkohë brohoriste. Dukej rreth moshës 5 vjeç. Iu afrova për ta pyetur. “Si të quajnë dhe pse ke ardhur këtu”, ai ma ktheu “për çunat e kombëtares”. Më intrigoi, jo sepse nuk dija motivinin pse të gjithë ishin të mbledhur, por një fëmijë i vogël..me ata sy ..me atë brohoritje ! Ah.. sa bukur ! bbbb

Kur ndërkohë do e pyesja sërisht, në faqet e tij të bardhë, ai kishte stemën e Republikës së Shqipërisë. E ndërsa syte e tij shëndërrisnin nga gëzimi, i veshur me një palë pantallona të zeza e me një bluzë që lexonte “Kuq e zi je ti”, me plis(qeleshe) në kokë, ai më tha emrin e tij. Quhem Denis dhe jam krenar që jam shqiptar. Denisi me tregoi se kishte ardhur me familjen e tij nga larg, nga Gjermania, posaçerisht për çunat.

Duke më pare drejtë e në sy, thuajse si një djalë i rritur që kërkon të shpjegojë me argumente arsyen pse ndodhej aty. “Unë e dua Shqipërinë, kombëtaren shqiptare dhe mezi po pres të shoh çunat e kombëtares”, më tha. U largova nga ai djalë 5-vjeçar duke parë dashamirësinë e sinqërtë të një fëmijë që ndjehet krenar pa e ditur se çfarë do të thotë diçka e tillë, por brishtësia e fjalëve të tij, mallëngjen dhe shikon shpresë për udhëtimin e kombëtares në Paris.
Ah..Denis..çunat e kombëtares e dinë këtë ! A e di se pse ? Sepse ata thyen çdo barrierë për tët bërë krenar edhe ty!

Selfie në emër të ‘historisë”

Ndërsa shihje me mijëra qytetarë që kërcenin në shesh, në emër të gëzimit të fitores së kombëtares, bota virtuale ishte prezente. Vajzat, adoleshente, grupe të rinjsh të ardhur në emër të tifozëve në qytete të ndryshme, fotot-selfi ishin pjesë e festës së madhe, padiskutim.selfi

Të pyetur pse kaq shumë foto selfi, vajzat skurse edhe djemtë e pyetur, u shprehen se është trendi, “sigurisht që do bëjmë selfi-sidomos në këtë ditë historikë”, më thanë një grup të rinjsh.

Kur falë Xhakës, shndërrohesh në tifoze..

Ndryshe..trimi…apo më saktë Xhaka ! Po, po është Taulant Xhaka, arsyeja që unë jam këtu..sigurisht për të gjithë heronjte tanë të tjerë..por ai më pelqen”, më tha një vajzë me emrin Blerta.

Ehe..mund të vazhdosh. M’u duk interesantë të shihje atë vajzë, të veshur me një palë pantallona me njyrë të kuqe dhe një bluzë të zezë, e patjeter, me qeleshe (plis) në kokë, ndërsa duke iu dridhur duart me zor priste të shihte Taulant Xhakën. A thua  i kish bërë ndonje magji apo e kishte takuar kurrë atë më parë?!selfieee

Sikur lexoi mendimet e mia. Më tha nuk e ka takuar kurrë por vetëm duke e parë për të parën herë, vitin e kaluar kur Shqipëria luajti më Serbinë, më mahniti !

Me mahniti sepse unë kurrë s’kam qene tifoze,por Xhaka ama po ! Sepse ai mbrojti flamurin i pari, mbrojti të vetmen gjë të pastër dhe të shenjtë që na mbetet nga Shqipëria jonë e vogël, e varfër dhe plot probleme. Blerta aq me shume se une … , ndoshta ishte nje nder te dashuruarat me kuq e zine ne kete feste te madhe qe u perjetua nje te hene tetori kur rete ziheshin lart ne qiell.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button