Tiranë 9°C · Pjesërisht vranët 03 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,663 ▲ +0.17% ETH $2,056 ▲ +0.02% XRP $1.3182 ▲ +0.11% SOL $79.3100 ▲ +0.48%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
03 Apr 2026
Breaking
Teknologji

Robotë që gatuajnë

Jemi mësuar të shohim robotë që kryejnë detyra të ndryshme në bazë të instruksioneve që u janë dhënë. Por robotët që janë në gjendje të mësojnë një aftësi të re duke parë video – kjo është diçka krejt e re që po vihet në provë nga studiues në Universitetin e Merilandit.robot

      Nëse keni vënë një video të recetës së preferuar të gatimit në YouTube, ka shanse që një robot të përpiqet ta ndjekë:

          “Në internet ka një sasi kolosale informacioni të prezantuar me video që robotët tanë mund ta përdorin për të mësuar”.

Profesori i Universitetit të Merilandit Yiannis Aloimonos kryeson një ekip që po përpiqet t’i mësojë një roboti si të bëjë detyra të thjeshta që i sheh në video. Për momentin, videot i transmetohen në mënyrë elektronike, thotë shkencëtarja Cornelia Fermuller:

          “Fillimisht morëm videot tona, pra xhiruam njëri-tjetrin duke gatuar. Me avancimin e projektit do të kalojmë në video me cilësi të lartë dhe më pas në video amatore me cilësi të ulët”.

Deri tani, roboti Julia mund të nxjerrë sallatën, t’i hedhë vajin dhe ta përziejë. Ajo mëson duke e analizuar çdo detyrë në elementet bazë: merr lugën, sille pranë pjatës, përzieje sallatën, e kështu me radhë.

Julia mund të shohë, të dëgjojë dhe të regjistrojë veprime dhe më pas i kombinon këto elementë për të kryer detyra të ndryshme. Zoti Aloimonos thotë se projekti bazohet në integrimin e këtyre aftësive.

          “Si e dëshmojmë këtë aftësi? Duke krijuar programe kompiuterike që përdorin perceptimin, qoftë dëgjimor apo pamor, njohuritë që janë në kompiuter si dhe aftësitë motorike – pra aftësitë për të lëvizur duart e gishtat dhe për të vepruar në mjedis”.

             Përse shërben aftësia e një roboti për të kuptuar një video dhe për të ndjekur një program? Zoti Aloimonos thotë se instruksionet e paracaktuara nuk janë elastike:

          “Ekziston një sistem vetëm për këtë detyrë. Por nuk mund të bëjë më tepër. Nuk mund ta shfrytëzosh atë sistem që roboti të kryejë një detyrë tjetër, pasi nuk është elastik”.

Ai thotë se një ndër problemet që po përpiqen të zgjidhin shkencëtarët është si ta bëjnë robotin të kuptojë dhe të përdorë njohuritë që ka marrë gjatë kryerjes së një detyre. Një tjetër problem është gjuha:

          “Mendoj se do të duhet kohë që robotët të jenë në gjendje të kuptojnë shprehje metaforike”.

Por ai thotë se kjo nuk është e domosdoshme për të krijuar një botë ku robotët të jenë të vlefshëm për njeriun.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.