Rregullat e reja për punësim në Gjermani. Ambasadori shpjegon ligjin
Këtu nuk hyjnë vetëm njerëzit që kanë përfunduar universitetin, por edhe ata me shkollim profesional, që ka zgjatur të paktën dy vjet dhe është i krahasueshëm me shkollimin gjerman. Çertifikatat apo diplomat duhet së pari të njihen në Gjermani.
Për më shumë lidhur me këtë çështje ka folur ambasadori Peter Zingraf.
Videomesazh i Ambasadorit Gjerman në Shqipëri, zotit Peter Zingraf, rreth Ligjit të ri të Imigrimit të Fuqisë Punëtore të Kualifikuar dhe rreth mundësive për punësim në Gjermani.
● Më 1 mars 2020 hyn në fuqi në Gjermani “Ligji për Imigrimin e Fuqisë Punëtore të Kualifikuar”.
● Ai zgjeron mundësitë për një emigrim të fuqisë punëtore të kualifikuar nga e gjithë bota drejt Gjermanisë.
● Çfarë do të ndryshojë?
● Ekzistojnë mundësi të reja për punonjësit e kualifikuar për të marrë më shpejt vizën,nëse ata kanë një kualifikim profesional ose diplomë universiteti, e cila njihet në Gjermani.
● Por, ashtu si deri më sot, mbetet i vlefshëm rregulli: Viza është e domosdoshme përpara largimit për në Gjermani.
● Për të përfituar nga Ligji i ri për Fuqinë Punëtore është e rëndësishme: Fillimisht bëni njohjen e kualifikimeve dhe më pas aplikoni për vizë.
● Diplomate huaja universitare dhe kualifikimet profesionale si rregull duhet të njihenfillimishtnga institucionetgjermane.
● Si mund ta bëni këtë, kujt duhet t’i drejtoheni, këtë e gjeni në faqen e internetit të Ambasadës Gjermane.
● Në Shqipëri po shohim vitet e fundit një kërkesë të madhe për viza punësimi në Gjermani.
● Rregullat e njohur, veçanërisht aksesi i lehtësuar në tregun e punës gjerman për punonjësit e pak ose aspak të kualifikuar, mbeten ende në fuqi.
● Ne në Ambasadë po bëjmë më të mirën tonë për t‘u shërbyer sa më shpejt të jetë e mundur personave që kanë bërë tashmë një aplikim.
● Por ne kemi për momentin një kohë pritjeje më të gjatë se një vit për aplikuesit shqiptarë pa kualifikim profesional ose diplomë universitare.
● Më lejoni të theksoj në këtë kontekst se qëllimi ynë që prej tridhjetë vitesh është të përmirësojmë shanset dhe mundësitëkëtu në Shqipëri.
● Për këtë kemi financuar që prej vitit 1988 projekte të bashkëpunimit për zhvillim në vlerën e mbi një miliard eurove.
● Këtu e kam fjalën kryesisht për projekte të infrastrukturës si furnizimi me ujë të pijshëm por veçanërisht edhe për zhvillimin e turizmit, zhvillimin rural, mbështetjen e Startup-eve dhe arsimin dual profesional.
● Prandaj informohuni edhe përperspektivat në Shqipëri, për shembull tek Qendra Gjermane e Informacionit për Migracion, Arsim Profesional dhe Karrierë (DIMAK) në Tiranë dhe Shkodër!