Kosova

Rrezik për “anarki shtetërore”!

rrezik-p-euml-r-ldquo-anarki-shtet-euml-rore-rdquo_hd (1)Pas dy muajve “pushim të dhunshëm”, deputetët e Kuvendit të Kosovës, më 18 shtator do t’i drejtohen sërish Kuvendit të Kosovës, për të zgjedhur organet udhëheqëse.

Ndonëse numrin më të madh të deputetëve në Kuvend e përbëjnë Blloku LDK-AAK-Nisma bashkë me Vetëvendosjen, këto katër subjekte politike sërish do të ulen ndaras, për shkak se edhe kësaj radhe ulëset e mesit do të jenë të “uzurpuara” nga deputetët e PDK-së, meqë këtë mundësi PDK-së ia ka ofruar Gjykata Kushtetuese, e cila këtë subjekt politik e njeh si grupin më të madh Parlamentar.

Por, problemi kryesore mbase edhe në seancën e 18 korrikut do të mbetet udhëheqja nga kryesuesja më e vjetër, që në këtë rast është deputetja e PDK-së, Flora Brovina.

Kryesimi i znj. Brovina, dhe vendosmëria e saj për të mos i dhënë të drejtën edhe Bllokut LDK-AAK-Nisma dhe VV për të kandiduar kandidatin për kryetar të Kuvendit, do të qoj në një situatë të ngjashme me atë të 17 korrikut, kur deputetja Brovina, si kryesuese e Kuvendit ishte “urdhëruar” që të bëjë ndërprerjen e seancës me arsyetimin për “konsultime me grupet parlamentare”.

Përsëritjen e situatës së ngjashme me atë 17 korrikut e parashohin edhe analistët në vend.

Madje sipas tyre, Blloku ose do të detyrohej ta votoj kandidatin e PDK-së për kryetar Kuvendi ose do të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Kështu të paktën mendon analisti Halil Matoshi. “Nëse PDK (përkatësisht Flora Brovina) nuk tërhiqet nga puçi mbi Kuvendin, atëherë, kemi një situatë të re, anarkike. Ose duhet që Blloku ta votojë Arsim Bajramin për ta ndërtuar pastaj Qeverinë e re, ose vendi detyrimisht shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme”, tha Matoshi në një deklaratë për “Botapress”.

Nga ana tjetër, përfaqësuesi i Grupit për Studime Politik dhe Juridike Dren Doli shpreson se seanca e 18 shtatorit të vazhdohet sipas procedurave duke respektuar në plotni vendimin e Gjykatës Kushtetuese, Rregulloren e Kuvendit dhe duke mos u përsëritur shkeljet në bllokimin e Kuvendit siç ndodhi në seancën e kaluar.

“Shpresoj se partitë politike dhe liderët e tyre kësaj radhe do të kenë maturinë dhe pjekurinë e nevojshme politike që të veprojnë ashtu siç rregullat dhe parimet institucionale e kërkojnë, përndryshe Kosova mund të jetë pjesë e një krize tjetër jo vetëm institucionale, por edhe krize morale që rrjedh pikërisht nga kokëfortësia e lidershipit politik që të heq dorë nga zaptimi i institucioneve të Kosovës, por edhe nga shkelja flagrante e rregullave dhe procedurave të themelimit të Kosovës”, tha Doli për ”Botapress”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button