Rriten me 12.5% eksportet shqiptare drejt vendeve të BE-së
Shqipëria zgjeroi shkëmbimet tregtare me vendet e Bashkimit Europian (BE) gjatë vitit 2018, që zunë 76% të totalit të eksporteve të mallrave, duke arritur vlerën 237 miliardë lekë.
Instituti i Statistikave, bën të ditur se eksportet shqiptare drejt vendeve të BE-së u rritën me 12,5 %, gjatë vitit 2018 krahasuar me një vit më parë. Ndërsa pesha e importeve nga vendet e BE-së zë 61% të importeve të mallrave, duke arritur vlerën 391 miliard lekë.
Partnerët kryesorë tregtarë janë Italia, Greqia, Spanja, Gjermania etj.
Në vitin që kaloi, vendet me të cilat Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë janë Italia që zuri 48% të totalit të eksporteve, Spanja me 16%, Greqia me 4%, Gjermani 4%.