🌧️
Tiranë 10°C · Shi i lehtë 03 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,539 ▼ -1.09% ETH $2,049 ▼ -2.36% XRP $1.3135 ▼ -1.03% SOL $79.1300 ▼ -0.33%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
03 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

RTSH kërkon shtesë buxheti 450 milionë lekë, Gëllçi: Të shpëtojmë memorjen kombëtare, të rrisim cilësinë!

Radio Televizioni Shqiptar kërkon një shtesë financimi buxhetor për katër programet për vitin 2019, në vlerën totale 540 milion lekësh, në të kundërt ai do të gjendet para pamundësisë financiare për likuidimin e kësteve te kredisë. Deklarata u bë të mërkurën nga drejtori i përgjithshëm Thoma Gëllçi para Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik në parlamentin shqiptar, ku prej disa ditësh kanë filluar dëgjesat për buxhetin e ri. “Të shpëtojmë memorjen kombëtare, të rrisim cilësinë” ka qenë lajmtmotivi i fjalës së drejtorit të përgjithshëm të RTSH në komisione.

Sipas zotit Gëllçi pjesa më madhe e kësaj shume do të përdoret për realizimin e projekteve teknike dhe futjen e teknologjive të reja, shërbimin për shqiptarët jashtë kufirit dhe gjuhët e huaja, prodhime filmike ose veprimtari artistike mbarëkombëtare si dhe Orkestrën Simfonike RTSH dhe Kinematografisë.

Në komision u vu re mungesa e deputetëve të opozitës, ndërsa pëfaqësuesit e mazhorancës e mirëpritën këtë kërkesë. Njëzëri ata u shprehën të gatshëm për ta adresuar këtë shtesë buxheti në ministrinë e financës duke theksuar se RTSH dhe kujtesa kombëtare ka më shumë se kurrë nëvojë për mbështetje financiare.Ndërsa kryetarja e komisionit zonja Milva Ikonomi kërkoi nga drejtuesit e lartë të RTSH një spjegim më të detajuar për këtë shtesë buxheti.

Zoti Gëllçi tha se kërkesat për mbështetje buxhetore nuk janë një luks, por domosdoshmëri për të patur një media publike të standarteve më të larta. Sipas tij realizimi i kërkesave shtesë të RTSH paraqitet i domosdoshëm në kushtet në të cilat ky institucion përballet. Mungesa e plotësimit të kërkesave shtesë paraqitur gjatë vitit 2018, megjithë shkresat e vazhdueshme dërguar në Këshillin e Ministrave dhe Ministrinë e Financave, solli edhe pamundësinë nga ana e RTSH të likuidimit të këstit të kredisë në vlerën 170 milion lekë.
Zoti Gëllçi paralajmëroi se gjatë vitit 2019, duke mbartur vlerën e detyrimit të këstit të kredisë ndaj Ministrisë së Financave, RTSH do të duhet të përballojë edhe kostot e larta që lidhen me investimiet dhe mirëmbajtjen në procesin e digjitalizimit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.