☀️
Tiranë 35°C · Kthjellët 20 August 2026
S&P 500 7,708 ▲0.21%
DOW 53,463 ▲0.22%
NASDAQ 26,331 ▲0.16%
NAFTA 86.71 ▲2.75%
ARI 4,533 ▼0.27%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $72,026 ▲ +10.93% ETH $2,295 ▲ +18.54% XRP $1.1939 ▲ +17.56% SOL $87.3100 ▲ +11.44%
S&P 500 7,708 ▲0.21 % DOW 53,463 ▲0.22 % NASDAQ 26,331 ▲0.16 % NAFTA 86.71 ▲2.75 % ARI 4,533 ▼0.27 % S&P 500 7,708 ▲0.21 % DOW 53,463 ▲0.22 % NASDAQ 26,331 ▲0.16 % NAFTA 86.71 ▲2.75 % ARI 4,533 ▼0.27 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
20 Aug 2026
Breaking
Bota

Rusia i ndalon hyrjen ish-ambasadorit amerikan. Njeri i afërt me Obamën

Ish-ambasadori amerikan në Rusi ka konfirmuar se është vendosur në listën e të sanksionuarve nga Kremlini, duke mos iu lejuar hyrja në Federatën Ruse. Michael McFaul e argumentoi këtë vendim me faktin se “kishte lidhje të afërta me presidentin Barack Obama”, ndërsa shtoi se vizitën në Rusi e kishte planifikuar përpara se Donald Trump të fitonte zgjedhjet, me synimin “për të kryer punët tranzitore të Hillary Clintonit”.
Edhe Ministria e Jashtme ruse konfirmoi ndalimin që i është vendosur atij për të mos hyrë në territorin rus, siç raportojnë agjencitë ruse të lajmeve.
Përmes një mesazhi të publikuar në Facebook, McFaul tha se “më është komunikuar përfshirja ime në listën e sanksioneve, sepse kam lidhje me Obamën. Megjithatë, unë e marr këtë si një kompliment, sepse Shtetet e Bashkuara kanë sanksionuar shumë rusë të afërt me Putinin”.
“Me sa di unë, George Kennan ka qenë ambasadori i fundit amerikan në ish-Bashkimin Sovjetik që iu ndalua hyrja në Rusi. Një shoqëri e mirë me të. Shpresoj vetëm që të mos jem në këtë listë përjetësisht. Që prej vitit 1983, unë kam jetuar shumë atje dhe kam udhëtuar shpesh në atë vend”.
McFaul është profesor në Universitetin “Stanford”, ndërsa ka shërbyer si ambasador i Shteteve të Bashkuara në Rusi në vitet 2012-2014. George Kennan, i përmendur prej tij, ka mbajtur postin diplomatik në ish-Bashkimin Sovjetik gjatë vitit 1952. Ai e humbi menjëherë postin e tij, pasi krahasoi kushtet në rezidencën e ambasadorit në Moskë me periudhën e trajtimit të tij gjatë internimit në kampet e nazistëve gjatë Luftës së Dytë Botërore

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.