Tiranë 16°C · Pjesërisht vranët 03 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 71.52 ▲0.27%
ARI 4,910 ▲2.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,838 ▲ +0.69% ETH $2,061 ▲ +0.83% XRP $1.3117 ▲ +0.07% SOL $79.9700 ▲ +0.97%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 71.52 ▲0.27 % ARI 4,910 ▲2.24 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 71.52 ▲0.27 % ARI 4,910 ▲2.24 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
03 Apr 2026
Breaking
Bota

Rusia, sulme të vazhdueshme ajrore gjatë natës ndaj Ukrainë

Rusia sulmoi gjatë natës Ukrainën me goditje të vazhdueshme ajrore, duke përdorur raketa kruz dhe hipersonike, si dhe dronë të prodhuar nga Irani, tha të dielën Forca Ajrore të Kievit.

Të paktën 10 raketa duket se depërtuan përmes mbrojtjes ajrore. Mediat lokale thanë se një person ishte plagosur në sulmin që dukej të ishte përqendruar në një zonë të Ukrainës perëndimore, larg vijës së frontit.

Presidenti Volodymyr Zelenskiy njoftoi se kishte pasur të vrarë dhe plagosur nga një goditje e mëparshme në një qendër transfuzioni gjaku në qytetin Kupiansk, një qendër hekurudhore, rreth 15 kilometra nga vija e frontit në rajonin lindor të Kharkiv.

Punonjësit e shpëtimit po shuanin një zjarr në vendin e ngjarjes, tha ai të shtunën në mbrëmje, duke e përshkruar goditjen si një “krim lufte”. Zoti Zelenskiy nuk përmendi shifra për viktimat. Rusia mohon që të ketë vënë me qëllim në shënjestër civilë.

Mbrojtja ajrore e Ukrainës shkatërroi 30 nga 40 raketa kruz dhe të 27 dronët Shahed që Rusia lëshoi gjatë natës, tha Forca Ajrore në kanalin e mesazheve Telegram.

Po ashtu Ukraina tha se Rusia lëshoi tre raketa hipersonike Kinzhal, por nuk dhe ndonjë informacion të mëtejshëm për to.

Nuk është e qartë se çfarë ndodhi me 10 raketat kruz që nuk arritën të neutralizohen nga mbrojtja ukrainase.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.