☁️
Tiranë 11°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,575 ▲0.72%
DOW 46,566 ▲0.48%
NASDAQ 21,841 ▲1.16%
NAFTA 98.69 ▼1.43%
ARI 4,782 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,253 ▲ +0.08% ETH $2,150 ▲ +2.45% XRP $1.3507 ▲ +0.93% SOL $81.3400 ▼ -1.66%
S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 98.69 ▼1.43 % ARI 4,782 ▼0.64 % S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 98.69 ▼1.43 % ARI 4,782 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Kosova

Rusia, veriu i Kosovës dhe serbët e Kosovës: Cilat janë lidhjet?

Ndjenjat pro ruse janë më të gjalla jashtë Serbisë, te serbët e Bosnjes, Malit të Zi dhe Kosovës. Ndoshta një nga popullatat më rusofile në Ballkan mund të gjendet në veriun e Kosovës, ose thënë në mënyrë të përgjithësuar, mes serbëve të Kosovës. Si një shembull shërben historia: trupat ruse u pritën me lule nga serbët vendorë në 1999-ën, kur arritën atje.

Në vitet e fundit, vihet re një dëshirë në rritje e spektrit politik në veri që të vendosë kontakte direkte me strukturat qeveritare ose pothuajse joqeveritare dhe anasjelltas. Partia kryesore politike e serbëve të Kosovës, ‘Srpska lista’ (Lista serbe), duket se është e lidhur fort me partinë qeverisëse ruse, Rusia e Bashkuar. Gjithashtu, zyrtarë të lartë rusë kanë shprehur në mënyrë të përsëritur mbështetjen për Listën në zgjedhjet locale e parlamentare.

Kisha Orthodokse Serbe (KOS) përfaqëson një tjetër faktor ndikues pro rus, në aspektin fetar dhe kulturor, por që respektohet edhe nga institucioni etno-kombëtar. KOS mban lidhje ekskluzive me homologët në Rusi, për shkak të orthodoksisë. Kundërshtimi i kishës ukrainase, e bëri KOS palë me Moskën.

Media e kontrolluar nga shteti dhe ajo ruse mbeten burimet kryesore të informacionit për serbët e Kosovës. Kryesisht kanalet përcjellin një sjellje negative ndaj Përëndimit dhe prezantojnë Rusinë si një alternativë.

Nuk është çudi që Asociacioni i Komunave Serbe, e parashikuar nga Marrëveshja e Brukselit në 2013, shihet nga shqiptarët e Kosovës si një “kalë Troje” serbo-rus, i krahasueshëm me rolin e Republika Srpska në Bosnje. Është interesante se si një parti si Lista, që komandohet nga Aleksandar Vučić, është partner i kolaicionit të ish komandantit të UÇK-së, Ramush Haradinaj.

Duhet patur parasysh se serbët e Kosovës, jo vetëm në very, nuk janë konsultuar kurrë për çështjet e rëndësishme politike, pasi vendimet merren në Uashington, Bruksel, Berlin, Beograd, Prishtinë, etj. Në fakt, mund të shohim një mungesë demokracie për të vendosur për të ardhmen e tyre. Kur vjen puna te vendimi nëse duhet të jetë një minoritet në një Shqipëri komb-shtet armiqësor dhe një nga vendet më të varfra të Europës, apo të jetë pjesë e një Serbie në zhvillim, ku përkasin sipas logjikës etno-kombëtare, serbët e Kosovës duhët të zgjedhin këtë të fundit.

Tek e fundit, mbështetja popullore për “opsionin lindor” mes shumë serbëve te Kosovës nuk është çudi, pasi ata luftuan kundër NATO-s dhe forcave perëndimore, që ende shihen si pushtues të atdheut të tyre. Një rrugë e përshtatshme për zgjidhen e mosmarrëveshjeve mund të jetë edhe dëgjimi i zërit të atyre që deri më tani janë injoruar nga Beogradi e Prishtina, si dhe nga fuqitë e mëdha. Dhënia e një autonomie të zgjeruar serbëve të Kosovës, mund të jetë një gjë e vogël, por duke marrë parasysh kuptimin simbolik të Kosovës në marrëdhëniet ndërkombëtare, është një kontribut i rëndësishëm për uljen e domosdoshme të gjakrave në Europë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.