Ryshfet në këmbim të favorizimit, pranga gjyqtares dhe avokatit
Gjyqtarja Parashqevi Ademi e rrethit të Laçit dhe avokati Gjovalin Prendi janë arrestuar në kushtet e flagrancës, paraditen e kësaj të enjteje.
Lajmin e bëjnë të ditur burime policore, sipas të cilave, prangat u vunë pasi u zbulua se Ademi dhe Prendi kishin marrë ryshfet për një çështje gjyqësore.
Në momentin e arrestimit, atyre iu gjet shuma prej 200 mijë lekësh, që dyshohet se ishte ryshfeti i marrë.
Investigimin për këtë rast, do ta ndiqni të plotë sot në mbrëmje, në emisionin “Fiks Fare”.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.