☁️
Tiranë 16°C · Vranët 03 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 71.52 ▲0.27%
ARI 4,910 ▲2.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,787 ▲ +0.45% ETH $2,057 ▲ +0.84% XRP $1.3161 ▲ +0.41% SOL $79.8000 ▲ +0.99%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 71.52 ▲0.27 % ARI 4,910 ▲2.24 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 71.52 ▲0.27 % ARI 4,910 ▲2.24 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
03 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Sa na kushton anëtarësimi në BE, përfitimet

Studimi

Integrimi i ekonomisë dhe i tregut të punës, kostoja e përafrimit të ligjeve

Nga Artemisa Hoxha

Klajda GjoshaIntegrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian pritet që të ketë përfitimet si dhe kostot e veta. Sipas një projekti kërkimor të bërë nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, janë renditur përfitimet që do të ketë vendi ynë, të ndara në disa sektorë. Projekti kërkimor bën një analizë të kostove dhe përfitimeve politike dhe ekonomike të procesit të integrimit në Bashkimin Europian për Shqipërinë, duke u ndalur në fusha specifike si tregtia e lirë, konkurrenca, rritja ekonomike, bujqësia dhe siguria ushqimore, si dhe në pikëpamjen politike dhe institucionale. Duke u ndalur në arritjet ekonomike në projekt theksohet se vendi ynë do të përfitojë rritje të volumeve tregtare me vendet e BE-së, si dhe ulje relative të çmimeve, rritje të investimeve të huaja dhe të vendit, rritje të eficiencës dhe e konkurrueshmërinë në ekonominë shqiptare, rritje më e lartë ekonomike në terma afatmesëm disa vjet para dhe pas hyrjes në BE.

Për sa i përket lëvizjes së lirë të njerëzve, integrimi në BE do të sjellë hapje të tregut të punës në Shqipëri, e cila mund të sjellë një fluks të të huajve, çka në vetvete mund të sjellë kërkesa për prona/pasuri dhe rritje të kapitalit të të huajve. Hapja e tregut të punës mund të shoqërohet me rritje interesi si dhe çmim të banesave apo pronave në bregdet. Punëtorët shqiptarë mund të kenë mundësi që të aksesojnë tregun e përbashkët të punës në Bashkimin Europian. Sa u takon kostove të procesit të integrimit, përfaqësuesit e institucioneve qeveritare identifikojnë si koston më të lartë koston financiare të përafrimit të legjislacionit dhe përputhshmërinë me kontekstin shqiptar, ngritjen e instrumenteve për zbatueshmërinë e legjislacionit dhe zhvillimin e kapacitetit njerëzor. Gjatë fjalës së saj, ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, theksoi se detyra më e madhe është menaxhimi sa më mirë i këtyre kostove. “Ashtu siç pasqyrohet edhe në këtë studim, kjo fazë ka përfitime dhe kosto për Shqipërinë, ndaj detyra më e madhe që i shtrohet gjithë aktorëve të procesit, por së pari institucioneve vendimmarrëse, është menaxhimi sa më i mirë i këtyre kostove”, tha ajo.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.