Sali Berisha: Skandal, Edi Rama i jep 600 mijë euro vajzës së gruas, e merr si këshilltare
Ish- kryeministri Sali Berisha zbulon një dokument ku sipas tij Edi Rama i ka dhënë një tender prej 600 mijë eurosh kompanisë ku punon vajza e gruas së Edi Ramës.
“Nje skandal i ri!
Njerku Edvin Kristaq Rama shperblen vajzen e gruas me 600 mije euro per te keshilluar vet Ramen!
Te dashur miq, kompania “51N4E” ku eshte e punesuar vajza e zonjes Rama, zonjusha Xhillari ka fituar nje tender te qeverise shqiptare prej 600 mije eurosh per te dhene keshilla Fondit Shqiptar te Zhvillimit Rajonal me kryetar vet njerkun Edvin Kristaq Rama te zonjushes Xhillari!
Keshtu njerku bujar shperblen vajzen e bashkeshortes se tij me 600.000 euro ne konflikt flagrant interesi familjar per çdo gje tjeter por jo per te ndare se bashku brenda famljes parate e grabitura te takspaguesve te mjere shqiptar.
Ky eshte ne skandal i turpshem familjar per te cilin i bej thirrje prokurorise se shtetit te nise menjehere hetimet!”, shkruan Berisha.