🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 04 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $67,108 ▲ +0.6% ETH $2,050 ▲ +0.09% XRP $1.3096 ▼ -0.68% SOL $80.1200 ▲ +0.95%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
04 Apr 2026
Breaking
Rajoni

Samaras: Greqia del nga memorandumi në fund të 2014-s

aaa677Hapat e mëtejshëm për daljen e vendit nga kriza dhe vizionin e tij për Greqinë e epokës së pas memorandumit shtjelloi kryeministri grek, Antonis Samaras duke folur në ceremoninë për 40-vjetorin e krijimit të partisë konservatore greke ”Demokracia e re”, ndërkohë që nënvizoi se së shpejti vendi do t’i linte pas memorandumet.

“Japim garancinë se së shpejti Greqia, e vetme, do të mundë me dinjitet të rregullojë punët e saj. Greqia do të ketë përkrah saj edhe Europën, por edhe aleatin përtej Atlantikut. Ekonomia jonë mundet dhe do të gjejë së shpejti ritmet e zhvillimit ekonomik autonom”, deklaroi Samaras.

”Para dy vjetësh premtova dy gjëra, mosdaljen e vendit nga eurozona dhe nxjerrjen e tij nga kriza. E thamë dhe e bëmë, arritëm suficit primar, dolëm në tregje dhe tani, në fund të 2014-s do të dalim nga memorandumet. Vendi po rifiton kredibilitetin”, shtoi ai.

”Mirëpo, a po dalim nga memorandumi që të rikthehemi aty ku ishim, që të shpërndajmë përsëri para’ të marra hua? Jo. Po dalim për të krijuar një Greqi të re, të lirë, me meritokraci dhe dinjitoze, një Greqi për njerëzit e aftë dhe jo militantët e partive”, tha Samaras.

Më tej, kryeministri iu referua në veçanti rishikimit të kushtetutës duke thënë se deri në qershor 2016 do të kishte përfunduar faza e parë që do të finalizohej në parlamentin e ardhshëm.

”Në reforma do të përfshihet mdryshimi i mënyrës së zgjedhjes së presidentit të Republikës, që të mos mundet askush të bëjë më lojëra politike”, deklaroi kryeministri grek.

”Do të parashikohet krijimi i universiteteve joshtetërore, ndarje e mëtejshme e pushteteve, krijimi i Gjykatës Kushtetuese e tjerë”, theksoi Samaras.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.