☀️
Tiranë 32°C · Kthjellët 30 August 2026
S&P 500 7,712 ▼0.25%
DOW 53,560 ▼0.02%
NASDAQ 26,402 ▼0.52%
NAFTA 83.40 ▼0.16%
ARI 4,530 ▼2.88%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1607 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9375 EUR/ALL 92.2626 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3110 EUR/TRY 55.9565 EUR/JPY 185.55 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1607 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9375 EUR/ALL 92.2626 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3110 EUR/TRY 55.9565 EUR/JPY 185.55 EUR/CAD 1.6110
₿ CRYPTO
BTC $78,138 ▲ +0.83% ETH $2,457 ▲ +1.02% XRP $1.3929 ▲ +0.97% SOL $104.9300 ▲ +1.45%
S&P 500 7,712 ▼0.25 % DOW 53,560 ▼0.02 % NASDAQ 26,402 ▼0.52 % NAFTA 83.40 ▼0.16 % ARI 4,530 ▼2.88 % S&P 500 7,712 ▼0.25 % DOW 53,560 ▼0.02 % NASDAQ 26,402 ▼0.52 % NAFTA 83.40 ▼0.16 % ARI 4,530 ▼2.88 %
EUR/USD 1.1607 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9375 EUR/ALL 92.2626 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3110 EUR/TRY 55.9565 EUR/JPY 185.55 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1607 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9375 EUR/ALL 92.2626 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3110 EUR/TRY 55.9565 EUR/JPY 185.55 EUR/CAD 1.6110
30 Aug 2026
Breaking
Bota

“Science Direct”: Vaksina kundër HPV-së ul ndjeshëm rrezikun e kancerit të kokës dhe qafës

– Një studim i ri me mbi 1,4 milionë persona në SHBA, ka zbuluar se njerëzit e vaksinuar kundër virusit të “Human Papiloma” papillomës njerëzore (HPV) kanë rrezik dukshëm më të ulët për zhvillimin e kancerit të kokës dhe qafës, veçanërisht të kancerit të orofaringut, sipas “Science Direct”.

Studimi, i publikuar në gusht 2026 në revistën shkencore “International Journal of Infectious Diseases”, analizoi të dhënat mjekësore të 1 433 260 personave të moshës 9 deri në 45 vjeç në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjysma e pjesëmarrësve kishin kryer vaksinën kundër HPV-së, ndërsa pjesa tjetër shërbeu si grup krahasimi.

Gjatë periudhës së ndjekjes, studiuesit identifikuan 40 raste të kancerit të kokës dhe qafës te personat e vaksinuar, krahasuar me 130 raste te personat e pavaksinuar.

Në përgjithësi, vaksinimi u shoqërua me një ulje të rrezikut prej rreth 68% për këto lloje kanceri.

Efekti ishte edhe më i theksuar për kancerin e orofaringut, i cili prek pjesën e pasme të gojës dhe fytit, përfshirë bajamet dhe bazën e gjuhës.

Sipas rezultateve, personat e vaksinuar kishin rreth 91% më pak gjasa për t’u diagnostikuar me këtë lloj kanceri.

Rezultatet ishin veçanërisht të dukshme te personat që ishin vaksinuar në moshën 9 deri në 26 vjeç, grup në të cilin rreziku për kancer të kokës dhe qafës ishte rreth 68% më i ulët..

Te personat e vaksinuar në moshën 27–45 vjeç, ulja e rrezikut nuk arriti nivelin e domosdoshëm për të konsideruar rezultatin statistikisht domethënës.

Studimi u krye nga studiues tajvanezë, me të dhëna nga SHBA-ja.

Studimi nuk u krye në Tajvan. Ai përdori të dhëna mjekësore nga 66 organizata shëndetësore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa autorët janë studiues nga Tajvani.

Autori kryesor është Ching-Nung Wu, i lidhur me Spitalin Memorial Chang Gung dhe Kolegjin e Mjekësisë të Universitetit Chang Gung.

Pse HPV-ja lidhet me kancerin e kokës dhe qafës?

Virusi i HPV-së është i njohur prej kohësh, si shkaktar i kancerit të qafës së mitrës, por disa lloje të virusit, veçanërisht HPV-16, lidhen edhe me kanceret e orofaringut.

Këto tumore prekin kryesisht bajamet, bazën e gjuhës dhe pjesë të tjera të pjesës së pasme të fytit.

Studimet e mëparshme kanë treguar se vaksinimi kundër HPV-së ul infeksionet orale me llojet e HPV-së që synohen nga vaksinat, duke ofruar bazë biologjike për mundësinë e parandalimit të këtyre kancereve.

Autorët e studimit të ri e përshkruajnë rezultatin si “prova nga bota reale” që mbështesin përfitimet potencialisht më të gjera të vaksinimit kundër HPV-së.

Megjithatë, bëhet fjalë për një studim retrospektiv vëzhgues, ndaj rezultatet tregojnë një lidhje mes vaksinimit dhe rrezikut më të ulët të kancerit, por nuk provojnë në mënyrë absolute se vaksina është shkaku i vetëm i këtij reduktimi.

Studimi shton kështu provat se përfitimet e vaksinimit kundër HPV-së, mund të shkojnë përtej parandalimit të kancerit të qafës së mitrës dhe të përfshijnë edhe mbrojtjen ndaj disa kancereve të lidhura me HPV-në në zonën e kokës dhe qafës. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.