☁️
Tiranë 19°C · Vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,631 ▲ +0.22% ETH $2,249 ▲ +0.64% XRP $1.2495 ▲ +0.31% SOL $96.0000 ▼ -0.61%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Kosova

Bekim Sejdiu në garë për president? Kurti e Abdixhiku raportohet se janë pajtuar në parim për emrin

Bekim Sejdiu është emri që po qarkullon në kuadër të diskutimeve për presidentin e ardhshëm të Kosovës.

Sipas raportimeve, kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, janë pajtuar në parim që ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Bekim Sejdiu, të jetë kandidat për president.

Dakordimi thuhet se është arritur në takimin e parafundit mes Kurtit dhe Abdixhikut, të zhvilluar të mërkurën.

Megjithatë, deri më tani nuk ka konfirmim zyrtar se marrëveshja për emrin e Sejdiut është përfundimtare.

Kurti dhe Abdixhiku u takuan sërish të shtunën mbrëma, në një takim të paparalajmëruar, por pas përfundimit nuk dhanë detaje rreth përmbajtjes së bisedimeve.

“Kur të kemi rezultate nga ana jonë, do të kemi lajme për juve”, deklaroi shkurt Kurti pas takimit.

Sejdiu ka shërbyer si gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës dhe ka qenë gjyqtar raportues në rastin KO95/20, përmes të cilit Gjykata Kushtetuese kishte rrëzuar Qeverinë e drejtuar nga Avdullah Hoti.

Emri i Sejdiut thuhet se tashmë është në qendër të diskutimeve politike, ndërsa mbetet e paqartë nëse ai do të jetë kandidati përfundimtar për të cilin do të sigurohet mbështetja e nevojshme në Kuvend.

Për zgjedhjen e presidentit në Kuvend kërkohet prania e të paktën 80 deputetëve në sallë, ndërsa në dy rundet e para kandidati duhet të marrë dy të tretat e votave të të gjithë deputetëve, pra 80 vota.

Në rundin e tretë mjafton shumica e të gjithë deputetëve, përkatësisht 61 vota.

Në këtë fazë, Bekim Sejdiu mbetet emri që po përflitet si rezultat i një dakordimi në parim mes Kurtit dhe Abdixhikut, por marrëveshja politike ende nuk është bërë publike apo zyrtare./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.