🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 04 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $67,103 ▲ +0.65% ETH $2,051 ▲ +0.16% XRP $1.3093 ▼ -0.7% SOL $80.1400 ▲ +0.96%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
04 Apr 2026
Breaking
Kronika

Sejamini: Oligarkët kanë blerë toka në zonat e mbrojtura me çmime qesharake, e dinin se qeveria do të ndryshonte ligjin!

Neritan Sejamini ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku u diskutua për grabitjen e pronave në bregdet.

Sejamini tha se faza e dytë e grabitjes, po ndodh me zonat e mbrojtura, ku oligarkët, duke e ditur se qeveria do të ndryshonte ligjin duke lejuar ndërtimet, kanë blerë toka me çmime qesharake, të cilat sot kanë vlara marramendëse dhe pritet t’i shfrytëzojnë.

“Ke një zonë të mbrojtur buzë detit, që ka pronësi private, çmimi i tokës është minimal. Një fshatar, ta shet tokën me 10 euro metri katror. Vijnë oligarkët dhe blejnë toka në zonat e mbrojtura në mënyrë masive, në Vlorë, Zvërnec, Lezhë, me çmime qesharake.

Qeveria ndryshon ligjin e zonave të mbrojtura. Nga tokë me vlerë minimale, me një vendim qeverie vlera njëqind fishohet.

Më thuaj, a ka ndonjë mundësi që ta blintë këtë tokë oligarku pa e ditur që do të ndryshonte ligji?

Në Shqipëri, me të filluar ndërtimet në zonat e mbrojtura do të shihni pronarët.

Pra pasi u grabit bregdeti me ligjin 7501, tani faza tjetër është ndërtimi në zonat e mbrojtura kur këto toka i kanë blerë paraprakisht oligarkët”, tha Sejamini.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.