Ekonomia

Serbi, Ahmetaj: Nxitje bashkëpunimit e shkëmbimeve tregtare

Në kuadër të një vizite zyrtare në Serbi, Ministri i Financave Arben Ahmetaj, u prit në një takim nga homologu serb Siniša Mali.

Gjatë takimit dy zyrtarët diskutuan mbi mundësitë e bashkëpunimit në fushën e tregtisë dhe doganave, me synim eliminimin e barrierave në tregtinë e mallrave mes dy vendeve.

Dy bashkëbiseduesit u dakordësuan në lehtësimin e procedurave dhe reduktimin ë dokumentave të import-eksportit dhe tranzitit të mallrave ndërsa shprehën nevojën për të bërë një hap para në njohjen reciproke të certifikatave veterinare dhe fitosanitare mes dy vendeve.

Dy ministrat vlerësuan rolin e Shqipërisë e Serbisë si rol kyc në rajon, ndërsa u shprehën se prioritet absolut do të jetë ekonomia, duke u kthyer në shembull të bashkëpunimit ekonomik e politik në rajon. Ata theksuan se nëse dy vendet bashkëpunojnë mes tyre, rajoni vetëm fiton.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button