Tiranë 17°C · Pjesërisht vranët 24 March 2026
S&P 500 6,581 ▲1.15%
DOW 46,208 ▲1.38%
NASDAQ 21,947 ▲1.38%
NAFTA 91.07 ▲3.34%
ARI 4,410 ▲0.06%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
₿ CRYPTO
BTC $71,077 ▲ +1.18% ETH $2,167 ▲ +2.02% XRP $1.4203 ▲ +0.36% SOL $91.7300 ▲ +2.61%
S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 91.07 ▲3.34 % ARI 4,410 ▲0.06 % S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 91.07 ▲3.34 % ARI 4,410 ▲0.06 %
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
24 Mar 2026
Breaking
Kosova

Serbia është shumë prapa në zbatimin e IBM-së

Delegacioni i Qeverisë së Kosovës, nën kryesimin e ministres për dialog, Edita Tahiri, ka zhvilluar takim më palën serbë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian (BE), për zbatimin e marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të Kufirit në mes Kosovës dhe Serbisë.

Temë qendrore e këtij takimi ishte shqyrtimi i progresit për procesin e ndërtimit të ndërtesave të përhershme të IBM-së.

Në komunikatën e dërguar nga Zyra e kryeministrit të Kosovës, thuhet se kryesuesi i BE-së, Bernd Thran, në takim ka theksuar rëndësinë e progresit të arritur, duke vlerësuar si një zhvillim shumë të rëndësishëm për rritjen e efikasitetit në fushën e menaxhimit të integruar të kufirit.

Delegacioni i Republikës së Kosovës, sipas këtij njoftimi ka prezantuar progresin e arritur në përmbushjen e obligimeve të saj, duke vlerësuar bashkëpunimin konstruktiv me UNOPS-in dhe zyrën e BE-së në Kosovë.

“Delegacioni i Kosovës theksoi veprimet që i ka ndërmarrë me qëllim të zbatimit sipas planit të ndërtimit të objekteve të përhershme, duke kryer me sukses shpronësimin e parcelave ku do të ketë ndërtime, pastaj takimet që i ka zhvilluar me akterët e brendshëm dhe me UNOPS-in, agjenci kjo e përzgjedhur nga ana e BE-së për zbatimin e këtij projekti. Delegacioni i Kosovës konfirmoi se është hartuar plani i dinamikave të ndërtimit, është arritur pajtueshmëria për projektimin dhe janë diskutuar detajet e funksionimit sa më të përshtatshëm të pikëkalimeve kufitare sipas standardeve më të larta për autoritetet shtetërore që operojnë në pikë kalime kufitare”, thuhet në komunikatë.

Sipas kësaj komunikate, UNOPS e bëri prezantimin e përgjithshëm të progresit në projekt, duke e vlerësuar lartë bashkëpunimin me Qeverinë e Kosovës në të gjitha fazat e zbatimit, si dhe duke theksuar efektivitetin e palës së Kosovës për të gjitha çështjet e trajtuara së bashku.

“UNOPS në anën tjetër konstatoi se pala serbe është shumë më mbrapa me fillimin e punës konkrete me UNOPS-in për këtë projekt. UNOPS do të përfshi ndërtimin e të gjitha gjashtë pikëkalimeve kufitare në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Në këtë takim u raportua po ashtu për progresin në hapjen e pikëkalimeve të reja kufitare, Kapi e Sfircës që lidhë komunën e Kamenicës me Medvegjën dhe Izvor në pjesën veriore, me ç‘rast të dy palët konfirmuan hapjen e këtyre dy pikë kalimeve të reja kufitare deri në fund të muajit shtator 2016”, përfundon ky njoftim.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.