☁️
Tiranë 16°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 99.32 ▼2.03%
ARI 4,775 ▲2.06%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,461 ▲ +2.39% ETH $2,133 ▲ +3.84% XRP $1.3563 ▲ +2.96% SOL $83.2400 ▲ +2.75%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 99.32 ▼2.03 % ARI 4,775 ▲2.06 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 99.32 ▼2.03 % ARI 4,775 ▲2.06 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Politika

SHBA, 28.5 milion dollarë Shqipërisë për qeverisjen e mirë

parlamentiQeveria amerikane ka ofruar një ndihmë financiare për Shqipërinë me një vlerë totale prej rreth 28 milion e 544 mijë dollarësh, e cila do të shpërndahet në këste përgjatë viteve 2013-2016.
Për këtë qëllim, ndërmjet qeverisë shqiptare dhe asaj amerikane është lidhur më 30 shtator 2013 marrëveshja e ndihmës, e cila ka objektiv forcimin e shtetit të së drejtës, qeverisjen e mirë dhe krijimin e kushteve për një rritje ekonomike me bazë të gjerë dhe të qëndrueshme. Më 30 qershor 2014, mes palës shqiptare dhe asaj amerikane, është nënshkruar ndryshimi nr.2 i kësaj marrëveshje, e cila së fundi ka mbërritur për ratifikim në parlament.
Sipas këtij dokumenti, palët do të zbatojnë projekte me interes të përbashkët dhe për financimin e tyre i është akorduar qeverisë shqiptare për vitin fiskal 2013 një grant që nuk e tejkalon vlerën e 9 milion e 906 mijë USD. Pjesa tjetër e kontributit total prej 28 milion e 544 mijë USD-sh do të jepet me shtesa dhe në bazë të disponueshmërisë së fondeve nga USAID-i.
Fondet që i vihen në dispozicion qeverisë shqiptare do të alokohen në fusha si shteti ligjor dhe të drejtat e njeriut, qeverisja e mirë, shoqëria civile, tregtia dhe investimet, sektori financiar, konkurrueshmëria, etj.

1 Koment

  • albano 14 September 2014, 09:47

    le te hapin vende pune rama meta ;; ;mos te bejne dasma dhe festa me leket e amerikes ;;;

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.