SHBA e shpalli “non grata” bashkë me familjen/ Sali Berisha sfidon Sekretarin e DASH: Bëj publike faktet!
Në një reagim të gjatë në facebook, Berisha thotë se me këtë vendim është njohur nga mediat, ndërsa shton se gjatë 30 viteve në politikë ndaj tij nuk ka ekzistuar asnjë akuzë, nga asnjë person, asnjë institucion vendas apo i huaj për abuzim të fondeve publike dhe çfarëdo lloj tjetër korrupsioni.
Po ashtu ish-kryeministri shtoi se edhe familjarët e tij asnjëherë nuk kanë përfituar kurrë nga fonde dhe asete publike, si dhe nuk kanë qenë kurrë nën akuzë nga drejtësia shqiptare apo e ndonjë vendi tjetër.
Berisha sfidon Sekretarin e Departamentit të Shtetit, Antony Blinken që të bëjë publike çdo fakt e dokument qe administrata e SHBA zotëron, apo kushdo në botë, mund të disponojë për të argumentuar pretendimin e tyre për vetë ish-kryeministrin dhe familjarët e tij.
Reagimi i plotë i Berishës:
Pergjigje zotit Antony Blinken, Sekretar i Departamentit te Shtetit per vendimin e tij per te ndaluar hyrjen time ne SHBA!
Zoti Sekretar!
Nga mediat u njoha me vendimin tuaj te shpallur ne twitter per te ndaluar hyrjen time ne SHBA. Lidhur me kete vendim dua te shpreh sa vijon.
Sinqerisht Sali Berisha!



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.