☀️
Tiranë 28°C · Kthjellët 29 July 2026
S&P 500 7,376 ▼0.71%
DOW 51,830 ▼1.74%
NASDAQ 24,742 ▼0.54%
NAFTA 84.10 ▲6.11%
ARI 4,156 ▲1.4%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.6808 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4207 EUR/TRY 53.9310 EUR/JPY 186.47 EUR/CAD 1.6051 EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.6808 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4207 EUR/TRY 53.9310 EUR/JPY 186.47 EUR/CAD 1.6051
₿ CRYPTO
BTC $64,058 ▲ +0.31% ETH $1,905 ▼ -0.8% XRP $1.0786 ▲ +1.65% SOL $73.5700 ▼ -0.85%
S&P 500 7,376 ▼0.71 % DOW 51,830 ▼1.74 % NASDAQ 24,742 ▼0.54 % NAFTA 84.10 ▲6.11 % ARI 4,156 ▲1.4 % S&P 500 7,376 ▼0.71 % DOW 51,830 ▼1.74 % NASDAQ 24,742 ▼0.54 % NAFTA 84.10 ▲6.11 % ARI 4,156 ▲1.4 %
EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.6808 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4207 EUR/TRY 53.9310 EUR/JPY 186.47 EUR/CAD 1.6051 EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.6808 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4207 EUR/TRY 53.9310 EUR/JPY 186.47 EUR/CAD 1.6051
29 Jul 2026
Breaking
Bota

SHBA – Fauci refuzon sërish t’u përgjigjet pyetjeve në Senat

UASHINGTON, 29 korrik /ATSH-AFP/ –  Anthony Fauci, mjeku dhe imunologu që udhëhoqi përgjigjen e Shtëpisë së Bardhë ndaj pandemisë së Covid-19, refuzoi sot t’u përgjigjej pyetjeve të reja para një komisioni të Senatit amerikan, i cili po heton origjinën e pandemisë dhe mënyrën se si u menaxhua ajo.

Fauci deklaroi se, me këshillën e avokatëve të tij, do të përdorte të drejtën kushtetuese të garantuar nga Amendamenti i Pestë, që i lejon një personi të mos japë dëshmi që mund ta vetinkriminojnë.

Ai akuzoi senatorin republikan Rand Paul, kryetar i komisionit, për një “obsesion të dukshëm” për ta ndjekur penalisht.

Në deklaratën e tij, Fauci theksoi se pas pandemisë kishte dëshmuar disa herë, nën betim, para Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve, duke iu përgjigjur pyetjeve për të njëjtat tema.

Sipas tij, thirrja e re në komision kishte për qëllim ta shtynte të bënte një deklaratë që mund të përdorej kundër tij në të ardhmen.

Seanca, e cila zgjati rreth tre orë, u shoqërua me përplasje politike.

Senatorët demokratë kritikuan ashpër mënyrën se si po zhvillohej hetimi, duke e cilësuar atë si një “kryqëzatë politike” kundër Faucit.

Senatorja Maggie Hassan tha se qëllimi i dëgjimit dukej të ishte vendosja e ish-këshilltarit në një situatë ku mund të “binte në grackë”.

Nga ana tjetër, Rand Paul vazhdon prej vitesh të akuzojë Faucin se ka mashtruar Kongresin për çështje që lidhen me pandeminë.

Ditët e fundit ai publikoi pjesë nga ditari privat i Faucit, duke pretenduar se ato bien ndesh me disa nga deklaratat që ish-zyrtari kishte bërë më parë./  /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.