Gazetari Ferhati zbulon emrat që po hyjnë në garë për Kryeprokuror
Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati këtë të mërkurë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin ka zbuluar detaje të reja lidhur me garën për Prokurorin e Përgjithshëm. Gjatë fjalës së tij, Ferhati u shpreh se Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka hapur garën për zëvendësimin e Olsian Çelës në postin e Prokurorit të Përgjithshëm.
Ai theksoi se afati i aplikimeve është i hapur deri në fillim të gushtit dhe pritet të ketë 4 deri në 5 kandidatë, përfshirë edhe kandidatura femërore.
Ferhati theksoi se Adnan Xholi, aktualisht prokuror i SPAK-ut, është kandidati i parë që ka dorëzuar zyrtarisht platformën e tij. Ai ka mbajtur më parë poste drejtuese në Prokurorinë e Përgjithshme, ka punuar në SPAK pranë Altin Dumanit dhe ka hetuar dosje të rëndësishme të krimit të organizuar si çështjet e përgjimeve Sky ECC.
Sipas tij, nëse Adnan Xholi zgjidhet për mandatin 7-vjeçar, kjo do të krijonte një vend të lirë pune në SPAK, duke detyruar KLP-në të hapë garën për zëvendësimin e tij.
Vendimi përfundimtar do të merret nga 11 anëtarët e KLP-së të përbërë nga prokurorë, juristë, akademikë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.
“Gara në fakt është hapur nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë si institucioni apo qeverisja e prokurorëve. Kemi afat deri në datën 1 gusht të mesnatës për të parë dhe kandidaturat e tjera. Po, sepse nuk do të jetë vetëm zoti Xholi. Sigurisht, pritet që të jenë të paktën katër ose pesë kandidatë, ndër to do të ketë edhe gra.
Nuk doja të spekuloni. Unë në fakt kam pyetur disa sot që më kanë mohuar, pra që mendoja unë që aspironin për të, se kanë pranuar që jo, nuk kanë pranuar. Pra nuk e mendojnë të tillë. Dhe janë pozicione drejtuese.
Kam pyetur edhe nga SPAK, por dhe nga prokuroritë e juridiksionit të zakonshëm, drejtues prokurorie në rrethe, që deri në këto momente, prokuror Apeli po ashtu. Zoti Xholi është një figurë e cila është e njohur edhe për Prokurorinë e Përgjithshme sepse ka qenë drejtues në Prokurorinë e Përgjithshme në drejtori përkatëse atje.
Sigurisht karriera, besoj kulmi i karrierës së tij është Prokuroria e Posaçme, aty ku i u bashkua SPAK-ut me grupin e dytë të prokurorëve pas nisjes së punës në vitin 2019. Për tre vite bashkë me Altin Dumanin, kur ky i fundit ishte drejtues i SPAK, drejtoi seksionin kundër krimit të organizuar.
Sigurisht njihet si prokurori i cili ka hetuar një numër të madh të atyre që njihen si dosjet Sky ECC. Prokurori i cili është përballur edhe me sulme drejtpërdrejt nga krimi i organizuar, për kërcënime të drejtpërdrejta.
Dhe është i pari i cili ka aplikuar, ka dorëzuar dhe platformën. Po ashtu ka kandiduar më herët zoti Xholi dhe dy herë të tjera. Nuk besoj që jemi në këto kushte. Pra zoti Xholi besoj që në kuptimin profesional është i plotësuar.
Ai ka parë ndoshta një mundësi duke patur parasysh që megjithëse realisht posti aktualisht me ndryshimet ligjore të reformës në drejtësi, posti i prokurorit të përgjithshëm le të themi që është sfumuar disi. Pra prokuroria është një institucion tashmë i decentralizuar, nga dikur që ka qenë i centralizuar. Tashmë prokurori i përgjithshëm le të themi është disi një menaxher”, tha ai.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.