☁️
Tiranë 17°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $78,008 ▲ +0.58% ETH $2,269 ▲ +0.76% XRP $1.2522 ▲ +0.33% SOL $95.0600 ▼ -0.76%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Bota

Mashtronte turistët me një amfiteatër të rremë romak, dënohet 69-vjeçari

Një 69-vjeçar në Itali është dënuar me dy vjet e katër muaj burg, pasi për më shumë se një dekadë u kërkonte turistëve 40 euro për të vizituar një amfiteatër që ai e paraqiste si monument të lashtë romak, por që në fakt e kishte ndërtuar vetë me materiale moderne.

Franco Malosso, i njohur edhe si “von Rosenfranz”, pretendonte se kishte zbuluar Amfiteatrin Detar Berico pranë qytetit të Vicenzës pas një rrëshqitjeje toke në vitin 2005. Ai u tregonte vizitorëve se objekti ishte një nga amfiteatrot më të vjetër dhe më të mëdhenj në botë, i ndërtuar në vitin 393 pas Krishtit.

Për t’i bërë historitë edhe më bindëse, Malosso pohonte se vendi ishte vizituar nga Jul Cezari gjatë kthimit nga Egjipti me Kleopatrën dhe se Julieta, personazhi i njohur i Shekspirit, kishte jetuar në një kishë të vjetër në atë zonë. Ai arriti madje të përfshihej në udhëzuesin turistik dhe aplikacionin online të Vicenzës, të financuar nga Bashkimi Evropian.

Dyshimet nisën në vitin 2016, kur hetimet e arkeologëve të angazhuar nga Karabinierët zbuluan se struktura ishte ndërtuar me fibra qelqi, kolona prej papier-mâché, blloqe moderne dhe statuja gipsi, materiale që datonin nga fillimi i viteve 2000.

Pamjet satelitore treguan gjithashtu se Malosso kishte rrafshuar një kodër përpara se të ngrinte monumentin e rremë. Hetimet rrëzuan edhe pretendimet historike të tij, duke theksuar se Jul Cezari kishte jetuar rreth 400 vjet përpara datës së supozuar të ndërtimit të amfiteatrit, ndërsa historia e Shekspirit zhvillohet në Verona dhe jo në Vicenza.

Përveç dënimit me burg, Malosso është gjobitur me 3,000 euro për ndërtim të paligjshëm, falsifikim të veprave të artit dhe krijim objektesh pa autorizim. Ndërkohë, Këshilli i Arcugnano-s ka ngritur një padi civile, duke kërkuar 560,000 euro dëmshpërblim për dëmet që pretendon se i janë shkaktuar nga mashtrimi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.