☁️
Tiranë 10°C · Vranët 27 March 2026
S&P 500 6,391 ▼1.33%
DOW 45,364 ▼1.3%
NASDAQ 21,013 ▼1.84%
NAFTA 98.70 ▲4.47%
ARI 4,530 ▲2.75%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $65,841 ▼ -4.74% ETH $1,983 ▼ -4.13% XRP $1.3306 ▼ -2.27% SOL $82.7800 ▼ -5.26%
S&P 500 6,391 ▼1.33 % DOW 45,364 ▼1.3 % NASDAQ 21,013 ▼1.84 % NAFTA 98.70 ▲4.47 % ARI 4,530 ▲2.75 % S&P 500 6,391 ▼1.33 % DOW 45,364 ▼1.3 % NASDAQ 21,013 ▼1.84 % NAFTA 98.70 ▲4.47 % ARI 4,530 ▲2.75 %
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
27 Mar 2026
Breaking
Bota

SHBA, policia vret 12-vjeçarin për një pistoletë lodër

tamiriNjë tjetër adoleshent me ngjyrë bie viktimë e breshërisë së plumbave të policisë amerikane. Episodi i fundit që shkakton indinjatë në SHBA është vrasja e një fëmije afro-amerikan vetëm 12 vjeç në Klivland, i qëlluar për vdekje në një kënd lojërash ndërsa mbante në dorë një pistoletë lodër.

Justifikimi i forcave të rendit është se djali nuk i është bindur urdhrit të efektivëve për të ngritur duart lart. Patrulla e policisë kishte nxituar për në vendngjarje pas një thirrjeje në numrin e emergjencave 911. Por, disa dëshmitarë pretendojnë se ai që telefonoi e kishte përmendur mundësinë e një pistolete të rreme e kishte folur për moshën tepër të re të personit që ja drejtonte armën plastike njerëzve duke e cilësuar edhe si “të zi”.

Policia këmbëngul se të tilla informata nuk i ka marrë. Njëri nga policët e përfshirë në incident kishte 10 vjet eksperiencë pune, ndërsa tjetri i ishte bashkuar forcave lokale prej më pak se një viti. Që të dy janë pezulluar përkohësisht nga puna deri në përfundim të hetimit. Autoritetet e identifikuan 12-vjeçarin si Tamir Rice. Fëmija u qëllua me dy plumba në bark pasditen e së shtunës e ka ndërruar jetë në spital të dielën.

Vetë zv/shefi i policisë së Klivlendit, Ed Tomba, pohoi se djali nuk ka bërë asnjë kërcënim verbal e as ia ka drejtuar armën agjentëve të policisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.