⛅
Tiranë 14°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,742 ▼ -0.01% ETH $2,237 ▲ +0.39% XRP $1.1581 ▼ -2.48% SOL $89.5200 ▼ -1.15%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Bota

SHBA – Sanksione ndaj 27 kompanive ajrore iraniane

UASHINGTON, 9 shtator /ATSH- DPA/ – Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur sanksione ndaj 27 kompanive ajrore iraniane, në kuadër të masave të reja të Uashingtonit kundër Iranit gjatë luftës mes dy vendeve.

Departamenti amerikan i Thesarit njoftoi masat ndaj kompanive ajrore shtetërore dhe private iraniane.

Në listën e re përfshihen “Kish Airlines”, “Iran Air Tour” dhe “ATA Airlines”, duke zgjeruar ndjeshëm numrin e operatorëve të aviacionit iranian që preken nga sanksionet amerikane.

Disa prej kompanive më të mëdha ajrore të Iranit, përfshirë “Mahan Air”, “Iran Air” dhe “Meraj Air”, ishin tashmë nën sanksione amerikane.

Masat e reja tani përfshijnë një pjesë shumë më të madhe të sektorit të transportit ajror të Iranit.

Sipas autoriteteve amerikane, pasojat mund të shtrihen edhe tek kompanitë e huaja dhe bankat që vazhdojnë të bëjnë biznes me linjat ajrore të sanksionuara.

Kjo mund t’i detyrojë disa partnerë ndërkombëtarë të ndërpresin marrëdhëniet me operatorët iranianë.

Masat pritet të prekin edhe udhëtarët, pasi platformat e huaja të rezervimit dhe ofruesit e pagesave mund të shmangin bashkëpunimin me kompanitë e sanksionuara, nga frika e ndëshkimeve amerikane.

Si pasojë, blerja e biletave mund të bëhet më e vështirë.

Linjat ajrore ndërkombëtare kryesisht kanë shmangur fluturimet drejt Iranit që prej shpërthimit të luftës në fund të shkurtit.

Për këtë arsye, udhëtarët që duan të arrijnë në Teheran janë mbështetur kryesisht te kompanitë iraniane për lidhje përmes Stambollit ose Dubait.

Me zgjerimin e listës së sanksioneve, Uashingtoni po rrit presionin ndaj sektorit iranian të aviacionit, ndërsa masat mund të ndikojnë jo vetëm kompanitë ajrore, por edhe financimin, rezervimet dhe udhëtimet ndërkombëtare që lidhen me to.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.