☀️
Tiranë 28°C · Kthjellët 09 September 2026
S&P 500 7,630 ▼0.56%
DOW 52,337 ▼0.85%
NASDAQ 26,221 ▼0.76%
NAFTA 96.43 ▲3.65%
ARI 4,446 ▲0.16%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024 EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024
₿ CRYPTO
BTC $78,582 ▼ -0.02% ETH $2,488 ▲ +0.01% XRP $1.4150 ▼ -0.87% SOL $102.9000 ▼ -0.73%
S&P 500 7,630 ▼0.56 % DOW 52,337 ▼0.85 % NASDAQ 26,221 ▼0.76 % NAFTA 96.43 ▲3.65 % ARI 4,446 ▲0.16 % S&P 500 7,630 ▼0.56 % DOW 52,337 ▼0.85 % NASDAQ 26,221 ▼0.76 % NAFTA 96.43 ▲3.65 % ARI 4,446 ▲0.16 %
EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024 EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024
09 Sep 2026
Breaking
Politika

Berisha përkujton 80-vjetorin e Kryengritjes së Postribës: Dëshmi se liria nuk shuhet me terror

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha përmes një postimi në rrjetet sociale ka përkujtuar 80-vjetorin e Kryengritjes së Postribës, duke nderuar martirët dhe luftëtarët që u ngritën kundër regjimit komunist më 9 shtator 1946.

Berisha e ka cilësuar Postribën si kryengritjen e parë të madhe antikomuniste në Shqipëri dhe një nga aktet më të guximshme të rezistencës ndaj diktaturës në Evropën e pas Luftës së Dytë Botërore.

Ai ndër të tjera kujtoi sakrificën e burrave të Postribës, shumë prej të cilëve u vranë, u ekzekutuan, u burgosën apo u internuan, duke theksuar se qëndresa e tyre mbetet pjesë e kujtesës historike.

“Postriba është dëshmi e gjallë se liria nuk mund të shuhet me terror dhe se një komb nuk mund të mbahet përgjithmonë i nënshtruar”, shprehet Berisha, ndërsa mbyll mesazhin me homazhin: “Nderim të përjetshëm martirëve dhe luftëtarëve të Kryengritjes së Postribës! Lavdi qëndresës së Postribës!”

Reagimi i plotë:

80-vjetori i Kryengritjes së Postribës! Të dashur miq, Sot, 80 vite më parë, në natën e 9 shtatorit 1946, Postriba u ngrit në këmbë në mbrojtje të lirisë, dinjitetit dhe Shqipërisë së lirë.

Kryengritja e Postribës ishte kryengritja e parë e madhe antikomuniste në Shqipëri dhe një nga aktet më të guximshme të qëndresës kundër diktaturës komuniste në Europën e pas Luftës së Dytë Botërore. Nën udhëheqjen e tribunit të lirisë, Osman Haxhisë, burrat trima të Postribës u ngritën kundër regjimit të terrorit që po vendoste themelet e diktaturës më të egër në historinë e vendit.

Ata luftuan për të çliruar Shkodrën dhe Shqipërinë nga dhuna, terrori dhe shtypja. Shumë prej tyre ranë në përleshje, u ekzekutuan pa gjyq, u burgosën dhe u internuan. Ata paguan çmimin më të lartë për lirinë, por emrat dhe sakrifica e tyre nuk u shuan kurrë.

Sot përkulemi me nderim dhe mirënjohje të thellë para martirëve të Postribës, para familjeve të tyre dhe para të gjithë atyre shqiptarëve që nuk pranuan të jetonin nën diktaturë. Postriba është dëshmi e gjallë se liria nuk mund të shuhet me terror dhe se një komb nuk mund të mbahet përgjithmonë i nënshtruar.

80 vite më pas, kujtimi i tyre mbetet një thirrje për të mbrojtur demokracinë, shtetin ligjor dhe dinjitetin njerëzor. Nderim të përjetshëm martirëve dhe luftëtarëve të Kryengritjes së Postribës! Lavdi qëndresës së Postribës!

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.