☀️
Tiranë 28°C · Kthjellët 09 September 2026
S&P 500 7,630 ▼0.56%
DOW 52,337 ▼0.85%
NASDAQ 26,221 ▼0.76%
NAFTA 96.43 ▲3.65%
ARI 4,446 ▲0.16%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024 EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024
₿ CRYPTO
BTC $78,582 ▼ -0.02% ETH $2,488 ▲ +0.01% XRP $1.4150 ▼ -0.87% SOL $102.9000 ▼ -0.73%
S&P 500 7,630 ▼0.56 % DOW 52,337 ▼0.85 % NASDAQ 26,221 ▼0.76 % NAFTA 96.43 ▲3.65 % ARI 4,446 ▲0.16 % S&P 500 7,630 ▼0.56 % DOW 52,337 ▼0.85 % NASDAQ 26,221 ▼0.76 % NAFTA 96.43 ▲3.65 % ARI 4,446 ▲0.16 %
EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024 EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024
09 Sep 2026
Breaking
Politika

Theu masën e arrestit shtëpiak dhe kreu 3 vjedhje, arrestohet 18-vjeçari në Korçë. Në kërkim një i mitur

Një 18-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Korçë. Policia bën me dije se i riu kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” e cila ishte caktuar për veprën penale “vjedhje”. Gjithashtu gjatë kësaj periudhe ai kishte kryer edhe 3 vjedhje të tjera. Lidhur me këto vjedhje është shpallur në kërkim edhe një 17-vjeçar, i dyshuar si bashkëpunëtor.

“Korçë/Finalizohet operacioni i koduar “Përsëritësit”. Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, caktuar për vjedhje, dhe kreu sërish 3 vjedhje të tjera (2 prej tyre me thyerje), kapet dhe arrestohet 18-vjeçari.

Shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij, me precedent penal për vjedhje. Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera në bazë të kallëzimeve të disa shtetasve, për vjedhje me thyerje në subjektet që kishin në pronësi/administrim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë finalizuan operacionin e koduar “Përsëritësit”, gjatë të cilit u zbardhën 2 raste të vjedhjes me thyerje, të ndodhura më datë 07.09.2026 dhe një vjedhje e ndodhur më datë 04.08.2026.

Në vijim, u kap dhe u arrestua autori i dyshuar i tyre, shtetasi A. H., 18 vjeç, dhe u shpall në kërkim një 17-vjeçar, i dyshuar si bashkëpunëtor.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas kanë vjedhur para dhe produkte, në 3 subjekte. Gjatë verifikimeve rezultoi se shtetas A. H. ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për të njëjtën veprimtari kriminale.

Hetimet vijojnë për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.