⛅
Tiranë 17°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,936 ▲ +0.34% ETH $2,245 ▲ +0.8% XRP $1.1673 ▼ -1.24% SOL $89.9900 ▲ +0.1%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Bota

SHBA – Trump: Evropa duhet të shlyejë ndihmën amerikane për Ukrainën

UASHINGTON, 4 shtator /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi se do të kërkojë që evropianët të shlyejnë ndihmën e dhënë Ukrainës nga Shtetet e Bashkuara nën presidencën e paraardhësit të tij demokrat, Joe Biden, në një mesazh në rrjetin e tij Truth Social.

“Qindra miliarda dollarë iu dhanë Ukrainës dhe NATO-s, falas, për të cilat Evropa do të kishte paguar – nëse do t’u ishte kërkuar atyre. Por, ne do t’i kërkojmë ato para, edhe nëse është pak vonë”, shkroi presidenti republikan.

Donald Trump ka kërkuar prej kohësh, edhe para kthimit të tij në Shtëpinë e Bardhë, që evropianët të marrin përsipër më shumë nga kostoja e mbështetjes perëndimore për Ukrainën në luftën e saj me Rusinë.

Megjithatë, përmendja e qartë e shlyerjes duket e paprecedentë.

Udhëheqësi amerikan nuk specifikoi se nga cilat vende kishte ndërmend të kërkonte një shlyerje të tillë, nëse Uashingtoni do ta përmbushte kërkesën.

Donald Trump iu drejtua çështjes së kostos së ndihmës për Ukrainën në një mesazh të përqendruar kryesisht në rezervat e armëve amerikane, duke hedhur poshtë përsëri raportet e shtypit për mungesat e lidhura me luftën në Iran./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.