Shefi i EULEX-it dënon sulmin ndaj policëve në Ujman: Do t’i shtojmë patrullimet në atë zonë
Përmes një postimi në Twitter, ai ka thënë se këto sulme përveçse janë të rrezikshme, janë akte kriminale që duhet të ndërpritjen menjëhere. Ndaj, ka bërë të ditur se EULEX-i do t’i shtojë patrullimet në atë zonë.
“Të shtënat e sotme në liqenin e Gazivodës/Ujmanit janë edhe një sulm me armë zjarri ndaj Policisë së Kosovës. Askush nuk u lëndua, por këto sulme jo vetëm që janë të rrezikshme, janë akte kriminale dhe duhet të ndërpriten menjëherë. EULEX-i do t’i shtojë patrullimet e saj në zone”, ka shkruar Wigemark.
Ai ka bërë të ditur se njësia policore e Stacionit Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit (SPMK) në Zubin Potok, është qëlluar rreth 10 herë sot, derisa po bëheshin gati për një kontrollë rutinore me barkë në Liqenin e Ujmanit.
“Fatmirësisht, shpëtuam pa viktima dhe tani po zhvillohet një hetim i plotë për këtë rast. Sot, në rrugë nuk ka barrikada”, ka shtuar Kurti.
Policia e Kosovës është sulmuar sot me armë zjarri rreth orës 11:25, derisa ka qenë duke vendosur një barkë patrulluese në Liqenin e Ujmanit, në Zubin Potok.
Sipas njoftimit të policisë, kanë qenë afërsisht 10 të shtëna me armë zjarri, të cilat siç bëhet e ditur ishin të njëpasnjëshme nga pjesa tjetër e liqenit duke goditur afër barkës së policisë.
“Sot, më 06.08.2022 rreth orës 11:25, njësia policore e Stacionit Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit (SPMK) Zubin Potok, derisa ka qenë duke vendosur një barkë patrulluese në Liqenin e Ujmanit është sulmuar me armë zjarri.
Njësia policore ka njoftuar se në drejtim të tyre ka pasur të shtëna me armë.
Kanë qenë afërsisht 10 të shtëna me armë zjarri. Të shtënat kanë qenë të njëpasnjëshme, nga pjesa tjetër e liqenit dhe kanë goditur afër barkës së policisë. Nga këto të shtëna nuk ka persona të lënduar”, thuhet në njoftim.