Zgjedhjet lokale 2015

PD, Basha prezanton Engjëll Carën në Kavajë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, prezantoi të mërkurën kandidatin për Bashkinë e Kavajës, Engjëll Carën.

Basha deklaroi se partia që ai drejton i ofron kavajasve “një njeri me virtyte” dhe për këtë arsye i ftoi ata që të “bashkohen me uraganin blu”.

“Ne ju ofrojmë një njeri me virtyte, ndërsa PS-ja ofroi kandidat me precedent penal dhe që ka ndryshuar emrin”, tha Basha.

Ndërkaq, ditën e martë, turi i prezantimeve të kandidatëve të PD-së nisi në Gramsh, Cërrik, Belsh, Peqin e për të vijuar më pas në Devoll, Pustec, Pogradec e Maliq.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button