Politika

Protesta e 13 majit, Basha: Nesër merr fund Republika e Vjetër

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha iu bëri thirrje të gjithë shqiptarëve që të bashkohen në protestën e 13 majit për të rrezuar Republikën e Vjetër dhe të sjellin në pushtet Republikën e Re. Sipas tij, nesër nis besimi i patundur për të ardhmen më të mirë, për të rrëzuar nga themelet Republikën e vjetër të vesit dhe korrupsionit, të krimit dhe dogës, të pazareve të ndyra politike, të kupolës së vjetër politike që siç tha ai, luajti gjithë këto vite teatrin e ndyrë të kukullave në kurriz të shqiptarëve.

“Nesër nis rrugëtimi i bashkimit të shpresave të çdo shqiptari të ndershëm, vendimit të madh për të rrëzuar nga themelet dhe me forcën e bashkimit Republikën e Vjetër të korrupsionit dhe të pazareve të ndyra politike e kupolës së vjetër politike që luajti gjithë këto vite teatrin e ndyrë në kurrizin e të gjithë shqiptarëve dhe për të themeluar që nesër përmes forcës së bashkimit republikën e qytetarëve shqiptarëve.

E nesërmja do të hyjë në historinë kombëtarë sepse është dita e një bashkimi të paparë e të padëgjuar ndër vite e dekada. Nesër nis rrugëtimi i shpresave të çdo shqiptari. Republika e Re do i hapë rrugën arsimit dinjitoz, me tarifa të përballueshme që çdo shqiptar të ndjekë studimet, pavarësisht gjendjes ekonomike. Ky do të jetë ligji i parë i Republikës së Re, që lind nga bashkimi”, tha Basha.

Protesta e opozitës është caktuar të mbahet nesër në orën 12:00 para kryeministrisë, aty ku aktualisht ndodhet çadra e ngritur prej 18 shkurtit 2017.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button