Tiranë 14°C · Pjesërisht vranët 30 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.32 ▲1.69%
ARI 4,566 ▲0.92%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $67,520 ▲ +1.34% ETH $2,055 ▲ +2.78% XRP $1.3510 ▲ +1.17% SOL $84.1300 ▲ +2.17%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.32 ▲1.69 % ARI 4,566 ▲0.92 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.32 ▲1.69 % ARI 4,566 ▲0.92 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Zgjedhjet lokale 2015

Shkodër- Ademi: Rritje e fondeve nga buxheti bashkiak për zhvillimin e zonave rurale

Kandidatja e Partisë Demokratike për Bashkinë e Shkodrës, Voltana Ademi, zhvilloi një takim për prezantimin dhe konsultimin e programit për zhvillimin rural të zonës.

Aktiviteti, i cili u mbajt nën moton “Për Shkodrën e së ardhmes”, kishte në fokus problematikat dhe sfidat e zhvillimit e të integrimit të zonave rurale të kësaj Bashkie nëpërmjet një programi të hartuar me specialistë të fushave përkatëse. Të ftuar në këtë takim ishin fermerë, përfaqësues të agro-biznesit, të shoqatave të përdoruesve të pyjeve etj.

Gjatë fjalës së saj, Ademi u ndal tek disa nga sektorët kryesorë të ekonomisë rurale të cilat do të kenë gjithë vemendjen kryesore të Bashkisë së Shkodrës, siç janë bujqësia, blegtoria, agro-përpunimi, pyjet dhe kullotat, peshkimi etj.

unnamed (1)Kandidatja Ademi e sheh zhvillimin e territorit të lidhur ngushtë me përforcimin e identitetit të secilës zonë duke pasur parasysh resurset natyrore, profilin ekonomik dhe produktet, shtrirjen e shërbimeve, trashëgiminë kulturore e historike dhe arkitekturën specifike.

Ademi tha se, mbështetja specifike për bujqësinë dhe agro-përpunimin do të bazohet në investimet në infrastrukturën bujqësore e kryesisht në sistemet e ujitjes, kullimit dhe mbrojtjes nga përmbytja; mbrojtja e tokës nga dëmtimet; ngritja dhe forcimi i shërbimit të këshillimit; marketingu, shpërndarja dhe tregtimi i produkteve në tregje të përshtatshme; parandalimi dhe luftimi i sëmundjeve të kulturave bujqësore si dhe ato të blegtorisë që mbarështohet; saktësimi dhe regjistrimi i të drejtave të pronësisë mbi tokën bujqësore dhe kategorive të tjera në hapësirën rurale.

unnamed (2)Ajo shtoi se, do të punojë në drejtim të rritjes së fondeve nga buxheti bashkiak si dhe orientimin e fondeve të programeve nga donatorë apo ato të partneritetit publik-privat në sektorin bujqësor. Dy elementë të rëndësishëm në programin e kandidates Ademi shihen edhe ndërthurja e investimeve në sektorin bujqësor me ato të karakterit turistik si dhe mbështetja e prodhuesve e fermerëve për t’u veteorganizuar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.