🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 20 June 2026
S&P 500 7,501 ▲1.08%
DOW 51,565 ▲0.14%
NASDAQ 26,518 ▲1.91%
NAFTA 76.54 ▲0.91%
ARI 4,173 ▼1.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199 EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199
₿ CRYPTO
BTC $63,458 ▲ +0.75% ETH $1,708 ▼ -0.28% XRP $1.1380 ▼ -0.92% SOL $69.5700 ▼ -0.34%
S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 76.54 ▲0.91 % ARI 4,173 ▼1.72 % S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 76.54 ▲0.91 % ARI 4,173 ▼1.72 %
EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199 EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199
20 Jun 2026
Breaking
Kronika

Shkodër, arrestohen autorët e shpërthimit të 13 janarit

Gjatë një konference për mediat, të mbajtur pasditen e të ejtes, Drejtori i Policisë së Qarkut të Shkodrës Gjovalin Loka bëri të ditur arrestimin e autorëve të dyshuar për ngjarjen e ndodhur më 13 janar në tregun popullor të qytetit të Shkodrës ku, nga një shpërthim i telekomanduar, u plagosën 8 persona, mes të cilëve edhe shenjestra e atentatit, Lulzim Kulla, një përson i skeduar nga policia si i dyshuar për veprimtari kriminale.

Operacioni policor “Together” u zhvillua ne orët e para të mëngjesit të sotëm nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, forcat e RENEAs, FNSH-së së Tiranës si dhe Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit.

Gjatë operacionit policia arrestoi shtetasit Endri Çopja 29 vjeç, dhe Argel Lulaj 31 vjeç, të dy banues në Elbasan. Ata akuzohen për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, i armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, të kryera në bashkëpunim.

Gjithashtu, për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës, policia arrestoi në flagrancë edhe shtetasi Serxho Teta, 24 vjeç, edhe ky banues në Elbasan.

Fakti se autorët e shpërthimit janë nga një rreth tjetër i Shqipërisë ka krijuar dyshime edhe tek policia nëse ata janë vrasës me pagesë, apo pjesë e konflikteve të mundëshme mes grupeve kriminale.

Shpërthimi në tregun më të populluar të qytetit të Shkodrës ishte një nga ngjarjet më të renda kriminale, të ndodhura vitet e fundit në këtë qytet, çka riktheu pasigurinë e qytetarëve dhe bizneseve si dhe vuri në dyshim aftësinë e forcave të rendit për të parandaluar vepra të rënda kriminale, që ngjallin panik dhe dëmtojnë njerëz të pafajshëm.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.