Kronika
Shkodra, vatër e rrezikshme e COVID-19, Lleshaj inspektim urgjent në tregje, paralajmëron shkodranët: Policia do veprojë
April 6, 2020
0 1 minute read
Pas imazheve shqetësuese, në të cilat shfaqeshin përgjatë ditëve të shkuara, një dyndje e qytetarëve në tregjet ushqimore si dhe mosrespektim i distancës së sigurisë, në mbarë vendin janë shtuar masat shtrënguese.
Ministri Sandër Lleshaj ka inspektuar paraditen e sotme punën e efektivëve të policisë në tregjet e Shkodrë, ku është vënë re një prani e shtuar e policisë. Ministri Lleshaj ka paralajmeruar shkodranet se, nese nuk respektojne masat, policia do te veproje.
Masa të rrepta janë ndërmarrë edhe në Tiranë, veçanërisht në tregun e Kombinatit, i cilësuar si më problematiku.
“Ardhja në Shkodër për masat e marra nga ana e autoriteteve, ecuri negative nga mungesa e përgjegjësisë në Shkodër. Masat janë të pjesshme, kemi tregje me shitës më shumë se blerës. Maska të vihet, të kujdesen për veten dhe të tjerët. Do thellohen masat në Shkodër, policia do veprojë dhe ju ftoj të përhapni mesazhe sensibilizuese, të evidentojmë grumbullimet. Nuk është koha për ceremony, as gëzime, jemi në kohë të jashtëzakonshme. Shkodranë, bëni maksimumin, jemi në fazë kritike. Kush s’ka punë, të rrijë në shtëpi”, ka thënë Lleshaj.