☁️
Tiranë 11°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,575 ▲0.72%
DOW 46,566 ▲0.48%
NASDAQ 21,841 ▲1.16%
NAFTA 98.69 ▼1.43%
ARI 4,782 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,117 ▼ -0.12% ETH $2,144 ▲ +2.1% XRP $1.3489 ▲ +0.77% SOL $80.9600 ▼ -2.22%
S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 98.69 ▼1.43 % ARI 4,782 ▼0.64 % S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 98.69 ▼1.43 % ARI 4,782 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Shkon në 5 numri i centraleve fotovoltaikë të licencuar nga ERE vetëm gjatë këtij viti

Enti Rregulaltor i Energjisë (ERE) ka çuar në pesë numrin e centraleve fotovolatikë të licencuar në prodhim energjie gjatë këtij viti. Kjo do të thotë se tashmë kompanitë që kishin marrë miratimin e Ministrisë për Infrastrukturën dhe Energjinë për parqe deri në 2MW mund të vijojnë me konkretizimin e projekteve të tyre pasi edhe procedura në ERE konsiderohet e kaluar.

Por cilat janë projektet që ERE ka vendosur t’i licencojë për një periudhë relativisht të gjatë edhe pse jo të njëjtë mes tyre.
E para është shoqëria “Seman Sunpower” sh.p.k, e licencuar në aktivitetin e prodhimit të energjisë elektrike nga Centrali fotovoltaik Topojë (Sheq Marinas) me fuqi të instaluar 2000 KW për një afat 20 vjeçar.
E dyta është kompania “Age Sunpower” sh.p.k, e licencuar në aktivitetin e prodhimit të energjisë elektrike nga centrali fotovoltaik Topojë (Sheq Marinas) me fuqi të instaluar 2000 KW, për një afat 20 – vjeçar.
E treta është shoqëria “Malësia Solar 1” sh.p.k., e licencuar për prodhim energjie nga Centrali Fotovoltaik, “Lahë e Poshtëme”, Shkrel, Koplik, Rrethi Malësi e Madhe, Qarku Shkodër me fuqi të instaluar 2.5 MW, për një afat 25 vjeçar.
E katërta shoqëria “Malësia Solar 2” sh.p.k., për një central tjetër “Lahë e Poshtëme”, Shkrel, Koplik, Rrethi Malësi eMadhe, Qarku Shkodër, me fuqi të instaluar 2.5 MW, për po me një afat 25 vjeçar.
E fundit është “Malësia Solar 3” sh.p.k., që ka të njëjtat përcaktime gjeografike, kapacitet instalues dhe afat licence si dy të parat.
Nga ana e Ministrisë së Energjisë dhe Infrastrukturës janë dhënë të paktën 10 miratime paraprake për parqe deri në 2MW të cilët nuk konisderohen si konceisone tipike dhe mund të kalojnë vetëm me firmën e ministrit. Por në “sitën” e ERE kanë mundur të kalojnë dhe licencohen vetëm pesë prej tyre deri më tani. Për të paktën në dy raste ka pasur refuzim të kërkesave për shkak të mosplotësimit të dokumentacionit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.