Politika

Shpallja “non grata” e Berishës nga SHBA/ Meta: “Fletërrufe” e porositur nga regjimi i kleptokracisë në Tiranë

Presidenti Ilir Meta ka reaguar sot pas shpalljes “non grata” nga SHBA të ish-presidentit dhe ish-Kryeministrit, Sali Berisha duke e konsideruar atë një “fletërrufe” e porositur nga regjimi i kleptokracisë në Tiranë.

Në reagimin e tij, Meta shprehet se “si President i Republikës së Shqipërisë ndjej përgjegjësinë e lartë të ndaj me ju vlerësimin tim lidhur me “fletërrufenë” e porositur nga regjimi i kleptokracisë në Tiranë kundër Sali Berisha, Presidentit të parë demokratik të vendit”.

“Kjo “fletërrufe” jo rastësisht u kërkua në këtë moment, kur procesi zgjedhor ende nuk është mbyllur zyrtarisht dhe kur institucionet, sipas Kodit Zgjedhor, duhet të shprehen lidhur me ankesat e shumta për manipulimet dhe krimet zgjedhore të denoncuara gjerësisht, që kanë cenuar rëndë standardet perëndimore të një procesi elektoral plotësisht të lirë, të ndershëm dhe demokratik”, shprehet Meta.

“Duke u bërë thirrje të gjithëve të zbatojnë me rigorozitet ligjin, si dhe të gjitha kërkesat e Kodit Zgjedhor lidhur me procesin e 25 prillit, pasi kjo është dhe  mbetet çështja më e rëndësishme aktualisht, ndjej përgjegjësinë të ndaj me secilin prej jush, mesazhin e solidaritetit, që i kam dërguar Sali Berisha dhe familjes së tij ditën e enjte paradite, pas informacioneve, që mora nga burime të ndryshme dhe të besueshme: “Përshëndetjet e mia më të sinqerta dhe solidaritet për ju, Lilin dhe Familjen tuaj pas këtij akti të shëmtuar, të pabesë dhe të poshtër, që ka të bëjë vetëm me lobingjet antishqiptare dhe asgjë tjetër. Ata që financuan për të shpallur hero të Reformës në Drejtësi Dvoranin e Partisë mund të bënin çdo marrëzi dhe nuk mund të na habisin më me pacipësinë e tyre për respektin ndaj shtetit të së drejtës dhe pavarësinë e Drejtësisë”, shprehet ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button