☁️
Tiranë 15°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,603 ▲1.15%
DOW 46,755 ▲0.89%
NASDAQ 21,947 ▲1.65%
NAFTA 99.21 ▼2.14%
ARI 4,807 ▲2.74%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,318 ▲ +1.01% ETH $2,138 ▲ +2.03% XRP $1.3520 ▲ +1.66% SOL $84.5800 ▲ +2.71%
S&P 500 6,603 ▲1.15 % DOW 46,755 ▲0.89 % NASDAQ 21,947 ▲1.65 % NAFTA 99.21 ▼2.14 % ARI 4,807 ▲2.74 % S&P 500 6,603 ▲1.15 % DOW 46,755 ▲0.89 % NASDAQ 21,947 ▲1.65 % NAFTA 99.21 ▼2.14 % ARI 4,807 ▲2.74 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Politika

Shqipëri-Izrael, intensifikim i marrëdhënieve parlamentare

Shqiperi-Izrael-takim-i-grupeve-parlamentare-569x350Një delegacion i Knesset-it izraelit, i kryesuar nga nënkryetari Hamad Amar, njëkohësisht kryetar i grupit të Miqësisë, Izrael-Shqipëri, po vizitojnë Tiranën, në kuadër të intensifikimit të marrëdhënieve parlamentare mes dy vendeve. Pasditen e djeshme, delegacioni u takua në kryesinë e Kuvendit me grupin e Miqësisë Shqipëri-Izrael, i cili kryesohej nga deputetja Valentina Leskaj.
Në një prononcim pas takimit, Leskaj tha se miqësia mes dy popujve i ka rrënjët e thella dhe se pas hapjes së Ambasadës së Izraelit në Shqipëri marrëdhëniet kanë njohur intensifikim. “Shqipëria është një nga vendet e para që ka njohur shtetin e Izraelit dhe me hapjen e ambasadës izraelite në Shqipëri marrëdhëniet dypalëshe kanë njohur një dinamikë të re, sidomos në fushën e ekonomisë”, tha Leskaj.
Në takimin dypalësh parlamentarët diskutuan për çuarjen më tej të tyre, sidomos sa i përket bujqësisë, turizmit, teknologjisë së informacionit, ku Shqipëria ofron potenciale të mëdha, ndërsa Izraeli ka një eksperiencë të gjatë dhe natyrisht potenciale.
Leskaj u shpreh se palët në takim u fokusuan dhe në çështjen e njohjes së Kosovës, e cila, tha ajo, është shumë e rëndësishme për ne. Po ashtu, vijoi Leskaj, Shqipëria mirëpret armëpushimin e vendosur në fund të muajit gusht në Rripin e Gazës, i cili dëshirojmë të bëhet i qëndrueshëm në interes të dy vendeve.
Nënkryetari i Knesseti-it, Hamad Amar, pasi vuri në dukje marrëdhëniet e ngrohta midis Shqipërisë dhe Izraelit, shprehu besimin për zhvillimin e mëtejshëm të tyre në të gjitha fushat. “Kjo është një lidhje shumë vjeçare që ka filluar edhe para Luftës së Dytë Botërore, në të cilën Shqipëria ishte i vetmi vend ku hebrenjtë në fund të Luftës ishin më tepër se në fillim të saj. Ne duam të falenderojmë kombin shqiptar për atë që kanë bërë për ne. Ne shpresojmë që edhe izraelitët të fillojnë të shëtisin më tepër në këtë shtet të bukur, të cilin unë e pashë nga avioni dhe që do ta shëtis më tepër në dy ditët e ardhshme”, u shpreh nënkryetari i Knesseti-t, Hamad. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.