Tiranë 9°C · Pjesërisht vranët 03 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,566 ▲ +0.32% ETH $2,051 ▲ +0.15% XRP $1.3164 ▲ +0.37% SOL $79.1700 ▲ +0.23%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
03 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Shqipëri-Kosovë, kufiri me një ndalesë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se është absurditet që Kosovës të mos i hiqet regjimi i vizave, sikurse moshapja e kapitujve për anëtarësim të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

I ftuar në emisionin “Zona B” në Klan Kosova, Rama u shpreh se të dyja këto çështje lidhen me situatën e brendshme të disa shteteve të BE-së.

“Është një çështje e një psikoze të krijuar në BE. Në këtë aspekt duhet të jemi të afërt me veten dhe njëri-tjetrin. Duhet të intensifikojmë të gjitha proceset për të bashkuar forcat, ekonomitë, idetë, energjitë dhe për ta kthyer kufirin në një kufi fluid, dhe nga ana tjetër duhet të kemi një qasje shumë më të strukturuar në raport me Serbinë”, tha Rama në Zona B.

“Kjo është gjëja që duhet të bëjmë ne. Të strukturuar, flas për Kosovën në këtë kuptim dhe ne jemi në mbështetje të Kosovës në këtë rast”.

Rama ka deklaruar se nuk e thotë që kufiri mes Kosovës dhe Serbisë të hiqet tërësisht.

“Do të kemi një kufi më fluid, do të ketë vetëm një ndalesë. Kjo që po bëjmë ne është ta kuptojnë edhe serbët, se nuk e bëjmë veç me njëri-tjetrin dhe s’bëjmë dyfytyrësi. U kemi kërkuar të gjithëve heqjen e barrierave. Me Kosovën do t’i heqim të gjitha. Porti i Durrësit do të jetë edhe i Kosovës. Pastaj do të bëjmë hapat drejt bashkimit doganor”, deklaroi shefi i qeverisë shqiptare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.