☁️
Tiranë 15°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,608 ▲1.21%
DOW 46,790 ▲0.97%
NASDAQ 21,967 ▲1.74%
NAFTA 99.39 ▼1.96%
ARI 4,812 ▲2.85%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,524 ▲ +0.63% ETH $2,143 ▲ +1.44% XRP $1.3552 ▲ +1.01% SOL $84.6500 ▲ +1.88%
S&P 500 6,608 ▲1.21 % DOW 46,790 ▲0.97 % NASDAQ 21,967 ▲1.74 % NAFTA 99.39 ▼1.96 % ARI 4,812 ▲2.85 % S&P 500 6,608 ▲1.21 % DOW 46,790 ▲0.97 % NASDAQ 21,967 ▲1.74 % NAFTA 99.39 ▼1.96 % ARI 4,812 ▲2.85 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Sporti

Shqipëri- Serbi, masa të detajuara për të parandaluar dronët në stadium. Biletat blihen me pasaportë

Rreth dy muaj përpara zhvillimit të ndeshjes, Shqipëria është e vendosur që të organizojë një ndeshje në mënyrë përfekte. Bëhet fjalë për takimin ShqipëriSerbi më 8 tetor 2015, si edhe për të treguar diferencë nga organizimi i takimit të 14 tetorit të vitit të shkuar në Beograd.

Masa shumë të rrepta sigurie dhe angazhimi i qeverisë për mbarimin në kohë të punimeve, kanë qenë dy nga temat kryesore të takimit të mbajtur ditën e djeshme në Kryeministri. Biletat Në atë që është diskutuar në takim, “Panorama Sport” ka më- suar se është vendosur që biletat e ndeshjes Shqipëri-Serbi do të shiten vetëm me kartë identiteti. Kjo është një masë e rreptë, në mënyrë që të kontrollohen të gjithë sportdashësit që do të futen në impiant ditën e ndeshjes.

Në këtë mënyrë, kërkohet që të shmangen të gjithë personat me precedentë penalë apo personat e rrezikshëm për atë takim. Kjo është vetëm një nga masat shumë të rrepta që është vendosur në takimin e djeshëm. Stadiumi “Loro Boriçi” do të jetë gati. Kjo të paktën është lënë të kuptohet nga përfundimi i takimit, për vetë faktin se do të ketë angazhim të plotë të të gjithë instancave shtetërore në mënyrë që rikonstruksioni i impiantit në Shkodër të përfundojë brenda afateve.

Edhe pse koha e mbetur në dispozicion është shumë e shkurtër, do të bëhet e mundur që impianti të përfundojë në një kohë rekord dhe të plotësojë të gjithë parametrat e kërkuar për zhvillimin e ndeshjes ndërkombëtare. Ndeshja me Serbinë është e tillë që kërkon përfshirjen e qeverisë për shkak të protokollit zyrtar që do të merret me disa nga çështjet organizative, ndërkohë që FSHF do të jetë e gatshme për të dhënë asistencën e saj edhe nga përvoja të ndryshme nëpër botë në takime të tilla.

Masat për dronët
Ajo që ndodhi në Beograd është bërë mësim edhe për shqiptarët. Në ndeshjen Shqipëri-Serbi, plani i masave do të jetë i gjithanshëm, ndërkohë që një vend të veçantë do të zërë edhe plani i masave për mbikëqyrjen e perimetrit të stadiumit nga ajri. E gjithë kjo, për shkak të frikës nga dronët.

Duke kujtuar atë që ndodhi në Beograd dhe duke kërkuar që të mos përsëritet asgjë e ngjashme, do të mendohet një plan special masash në mënyrë që perimetri rreth stadiumit të ketë një monitorim special për të shmangur çdo incident të mundshëm. Edhe pse koha është e mjaftueshme deri në tetor, kur edhe do të luhet ndeshja Shqipëri-Serbi, organizimi për atë takim ka nisur. Është përcaktuar se do të jetë niveli i sigurisë më të lartë, ndaj çdo gjë po mendohet deri në detaje nga organizatorët.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.