☀️
Tiranë 16°C · Kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 88.15 ▲0.03%
ARI 4,135 ▲1.51%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $80,489 ▲ +2.57% ETH $2,418 ▲ +4.14% XRP $1.3236 ▲ +3.33% SOL $96.6500 ▲ +3.65%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 88.15 ▲0.03 % ARI 4,135 ▲1.51 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 88.15 ▲0.03 % ARI 4,135 ▲1.51 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Politika

Shqipëria dënon Iranin, ministri i Mbrojtjes: Rezoluta, qëndrim për sigurinë kombëtare

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka reaguar pas miratimit në Kuvend të rezolutës për shpalljen e Iranit si shtet që sponsorizon terrorizmin.

Në një postim në rrjetet sociale, ai theksoi se rezoluta nuk është thjesht një dokument formal, por një qëndrim i qartë për sigurinë kombëtare të Shqipërisë.

“Rezoluta e votuar sot në Kuvend nuk është një akt formal. Është një qëndrim për sigurinë kombëtare të Shqipërisë,” shkroi Nufi.

Ai kujtoi se regjimi iranian ka përdorur instrumente terroriste dhe mjete hibride për të shtrirë ndikimin e tij, përfshirë edhe rajonin tonë.

Ministri solli në vëmendje sulmin kibernetik të vitit 2022 ndaj institucioneve shtetërore, si dhe sulmin e fundit ndaj Parlamentit të Shqipërisë, duke e cilësuar atë si një akt të papranueshëm ndaj një vendi anëtar të NATO-s.

“Në vitin 2022, Shqipëria u përball drejtpërdrejt me këtë kërcënim, përmes një sulmi kibernetik ndaj institucioneve shtetërore. Sulmi i fundit ndaj Parlamentit të Republikës është një akt i papranueshëm ndaj një vendi anëtar të NATO-s,” u shpreh ai.

Nufi theksoi se miratimi i rezolutës është një vendim që shkon përtej një teksti të thjeshtë parlamentar:

“Sot nuk votojmë thjesht një tekst. Votojmë për sigurinë tonë, për aleancat tona dhe për parimet që mbrojmë.”

Rezoluta, e propozuar nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, u votua me 79 vota pro, ndërsa Partia Demokratike, ashtu siç kishte paralajmëruar, bojkotoi seancën.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.