🌧️
Tiranë 10°C · Shi i lehtë 03 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,527 ▼ -0.93% ETH $2,046 ▼ -2.42% XRP $1.3136 ▼ -0.82% SOL $79.0300 ▼ -0.2%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
03 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Shqipëria dhe Rumania, bashkëpunim në energji, turizëm dhe bujqësi

Shqipëria dhe Rumania do të bashkëpunojnë në disa sektorë të ekonomisë si energjia, agrobiznesi, turizmi dhe industria e ndërtimit.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë të Shqipërisë dhe e Rumanisë, organizuan në Tiranë një forum ku u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Kryetarja e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë të Shqipërisë Ines Muçostepa, tha se “është detyrë e dhomave të tregtisë dhe industrisë, të promovojnë vendet përkatëse. Dhomat e tregtisë të dy vendeve do të punojnë me axhenda të përbashkëta”.

Kreu i Dhomës së Tregtisë pasqyroi edhe disa statistika të marrëdhënieve tregtare mes dy vendeve.

“Nga statistikat rezulton se në 5 mujorin e parë të 2018 importet shënuan rritje me 186% krahasuar me të njëjtën periudhe të vitit 2017. Sot në Shqipëri rezultojnë të regjistruara 62 ndërmarrje rumune ose me kapital të përbashkët. Por mbete shumë punë për tu bërë, pasi potenciali për bashkëpunim në fushën e biznesit mes dy vendeve është i madh sidomos në fushën e energjisë, hidrokarbureve, bujqësisë, turizmit dhe transportiti”.

Muçostepa theksoi se falë reformave të ndërmarra nga qeveria, janë rritur mundësitë për të bërë biznes në Shqipëri.

“Vendi ynë tashme është një vend tërheqës për investitorët e huaj në shumë sektorë, pasi ka një stabilitetit makroekonomik, dhe janë ndërmarrë reforma  strukturore të cilat kanë krijuar një teren të përshtatshëm ku ju mund të investoni kapitalet tuaja”.

Gabriela Mihaela Voicila kryesuesja e delegacionit rumun, ftoi bizneset e dy vendeve të fokusohen në marrëdhëniet tregtare reciproke.

“Po ju bëj një pyetje ju biznesmenëve të pranishëm në sallë. Drejt kujt është më mirë të shkoni të investoni, drejt shteteve të fuqishme si Amerika, Gjermania, Japonia, apo drejt një shteti mik të Shqipërisë si Rumania? Duhet ta dini se jo vetëm unë por të gjithë rumunet ju vlerësojmë për faktin se jeni shumë punëtor, dhe për gëzimin për të cilin e jetoni jetën”.

Deputeti rumun, Remus Borza përmendi disa nga sektorë ku mund të bashkëpunojnë dy vendet, dhe theksoi se Shqipëria dhe Rumania duhet të vendosin një linjë ajrore.

Uroj që sa më shpejt Shqipëria, Mali i Zi dhe Serbia ti bashkohen familjes Europiane. Mes Shqipërisë dhe Rumanisë ka shumë mundësi bashkëpunimi sidomos në fushën e energjisë duke pare së Shqipëria ka burime të mëdha hidrike. Një tjetër sektor ku mund të bashkëpunojmë është turizmi, dhe tregtia e materialeve të ndërtimit pasi kjo industri është shumë e zhvilluar në Shqipëri. Deputeti rumun tha se mes Shqipërisë dhe Rumanisë duhet të vendoset një linjë ajrore pasi kjo do ti forcojë marrëdhëniet mes dy vendeve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.