☁️
Tiranë 12°C · Vranët 17 March 2026
S&P 500 6,699 ▲1.01%
DOW 46,946 ▲0.83%
NASDAQ 22,374 ▲1.22%
NAFTA 95.90 ▲3.72%
ARI 5,030 ▲0.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
₿ CRYPTO
BTC $74,361 ▲ +1.2% ETH $2,332 ▲ +3.52% XRP $1.5336 ▲ +3.28% SOL $94.5700 ▲ +1.05%
S&P 500 6,699 ▲1.01 % DOW 46,946 ▲0.83 % NASDAQ 22,374 ▲1.22 % NAFTA 95.90 ▲3.72 % ARI 5,030 ▲0.55 % S&P 500 6,699 ▲1.01 % DOW 46,946 ▲0.83 % NASDAQ 22,374 ▲1.22 % NAFTA 95.90 ▲3.72 % ARI 5,030 ▲0.55 %
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
17 Mar 2026
Breaking
Politika

Shqipëria dhe Rumania, bashkëpunim për sigurinë në rajon

Siguria në rajon, por edhe për Europën dhe kufirin jugor të saj ishin në qendër të diskutimeve gjatë takimit të zhvilluar sot mes ministres së Mbrojtjes së Shqipërisë, Mimi Kodheli dhe homologut rumun, Mircea Dusa.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp të zhvilluar pas takimit, ministrja Kodheli theksoi se “me homologun rumun Mircea Dusa diskutuam për çështjet aktuale në rajon dhe më gjerë”.

“Besoj fort se bashkëpunimi mes dy vendeve tona do të thellohet falë përmbushjes së objektivave tona të përbashkëta, si dhe promovimit të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, forcimit të sigurisë, stabilitetit dhe zhvillimit rajonal e më shumë se kaq”, tha Kodheli.

Ministrja Kodheli vlerësoi bashkëpunimin shumëplanësh rajonal me Rumaninë, i cili realizohet në kuadër të disa nismave të rajonit.

“Më lejoni t’ju konfirmoj që qëndrimi i ministrisë së Mbrojtjes dhe qeverisë shqiptare është i palëkundur përsa i përket angazhimit të aleancës në rritjen e kapaciteteve mbrojtëse në kufijtë veriorë të NATO-s. Lufta kundër terrorizmit do të jetë një luftë e përbashkët betejash të cilat ne, pa as më të voglin dyshim do ta fitojmë. Konsiderojmë thelbësore edhe edukimin dhe trajnimet e përbashkëta në kuadër të NATO-s për të ardhmen e forcave tona të armatosura”, nënvizoi Kodheli.

min-rum-i-mbrojtjes Foto Agim Dobi (1)Ministrja Kodheli shprehu vlerësimin edhe për qëndrimin e fundit të qeverisë së kryeministrit Ponta në lidhje me njohjen e pasaportave të lëshuara nga autoritetet e Republikës së Kosovës. “Shpresojmë që ky të jetë fillimi i një rivlerësimi të shtetit rumun për njohjen e pavarësisë së Kosovës”, shtoi ajo.

Ndërsa ministri i Mbrojtjes së Rumanisë, Mircea Dusa u shpreh se diskutuam më shumë edhe për sigurinë në rajon por edhe për Europën dhe kufirin jugor të saj, si dhe vlerësuam së bashku që masat e sigurisë duhet të jenë të barabarta edhe përsa i përket edhe anës jugore edhe lindore.

“Ministrja Kodheli theksoi se është shumë e rëndësishme që një strukturë e NATO-s të ekzistojë edhe në Shqipëri dhe e siguruam ministren që do të mbështesim çdo iniciativë të Shqipërisë përsa i përket sigurisë në anën jugore të kufijve të NATO-s”, tha Duca.

Ministri rumun theksoi se “jemi të interesuar edhe për sigurinë e Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor. Përsa i përket misioneve në Ballkan, Rumania ka qenë gjithmonë prezente si në Bosnje Hercegovine dhe në Kosovë. Sigurisht pozicioni i Rumanisë në lidhje me Kosovën është shumë i ditur dhe vlerësojmë shumë dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit në lidhje me stabilizimin e marrëdhënieve”.

min-rum-i-mbrojtjes Foto Agim Dobi (3)“Rumania mbështet rrugën drejt BE-së të Shqipërisë dhe sigurisht Ministria e Mbrojtjes e Rumanisë është e gatshme të ofrojë të gjithë mbështetjen për asistencë teknike në drejtimin europian për Ministrinë e Mbrojtjes së Shqipërisë”, përfundoi Dusa.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.