Tiranë 17°C · Pjesërisht vranët 03 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 71.52 ▲0.27%
ARI 4,910 ▲2.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,630 ▲ +1.03% ETH $2,046 ▲ +1.17% XRP $1.3172 ▲ +2.41% SOL $79.2100 ▲ +2.27%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 71.52 ▲0.27 % ARI 4,910 ▲2.24 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 71.52 ▲0.27 % ARI 4,910 ▲2.24 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
03 Apr 2026
Breaking
Politika

Shqipëria drejton Kartën SHBA- Adriatike dhe Kartën SHBA-Baltike në Nju Jork

unnamed62-525x350Në kuadrin e punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, kryesoi takimin e përbashkët të Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve të Kartës SHBA-Adriatike dhe Kartës SHBA-Baltike.

Ky takim u mbajt nën drejtimin e kryesisë shqiptare të Kartës së Adriatikut dhe ju kushtua kontributit të vendeve pjesëmarrëse në përballimin e sfidave aktuale të sigurisë. Në takim morën pjesë Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve anëtare dhe vëzhguese të Kartës SHBA-Adriatike; Bosnje-Hercegovina, Kroacia, Mali i Zi, Maqedonia, Kosova, Serbia dhe ato të Kartës SHBA-Baltike; Estonia, Letonia, Lituania dhe Gjeorgjia, si dhe Ndihmës Sekretari i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euro-Aziatike, z. Hoyt. Yee,  Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm për Çështjet Politike dhe të Sigurisë të NATO-s, Ambasador  T. Stamatopoulos. Me ftesë të palës shqiptare, në takim mori pjesë edhe Sllovenia.

Në fjalën e tij, Ministri Bushati, pasi ilustroi sfidat aktuale për sigurinë evropiane dhe rajonale, si dhe kontributin e Shqipërisë në përballimin e tyre, theksoi domosdoshmërinë e forcimit të bashkëpunimit rajonal në funksion të përballimit të përbashkët të sfidave të sigurisë. Krahas vlerësimit të kontributeve të vendeve pjesëmarrëse në operacionet e drejtuara nga NATO, veçanërisht në Afganistan, Ministri Bushati theksoi edhe kontributin e rëndësishëm që Shqipëria, Kroacia dhe SHBA-të japin në mbështetje të aspiratave për anëtarësim Euro-Atlantik të Malit të Zi, Maqedonisë, Bosnje-Hercegovinës dhe Gjeorgjisë,  si dhe rikonfirmoi kërkesën për anëtarësimin e shpejtë të Kosovës në Kartën e Adriatikut.

Vendet pjesëmarrëse, pasi vlerësuan punën e kryesisë shqiptare në drejtimin e Kartës së Adriatikut, mbështetën domosdoshmërinë e intensifikimit të bashkëpunimit rajonal për një përballim sa më efektiv të  sfidave dhe kërcënimeve aktuale për sigurinë evropiane dhe atë rajonale.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.