Kronika
Shqipëria në izolim total/ Askush nuk lejohet të dalë nga shtëpia, gjithçka e mbyllur
March 22, 2020
0 1 minute read
Shqipëria është në izolim total, nga dita e djeshme, e shtune në orën 13:00, sot gjatë gjithë ditës deri në 05:00 të mëngjesit te dites se neserme.
Askush nuk lejohet të dalë nga shtëpia. Gjithçka është mbyllur, duke filluar nga supermarketet, farmaci e çdo biznes tjetër.
Të vetmit në punë këtë të dielë, janë forcat e policisë dhe të ushtrisë në terren për të garantuar se askush nuk thyen shtetrrethimin, pjesëtarët e mediave dhe stafi mjekësor.
Shqipëria deri më tani ka 76 të prekur, prej të cilëve 2 viktima. Ndërkohë, nga ora 05:00 e mëngjesit të së hënës do të vihet sërish në fuqi orari i lejimit të qarkullimit të këmbësorëve deri në orën 13:00, që siç tha kryeministri Edi Rama do të vazhdojë gjatë gjithë javës që vjen edhe per administraten shteterore.